Pele

'Kam lindur për të luajtur futboll, si Beethoveni për muzikë', 10 shprehjet më të famshme të Pele

30 Dhjetor 2022, 16:03| Përditesimi: 30 Dhjetor 2022, 16:05

  • Share

Legjenda e futbollit brazilian, Pele u nda dje nga jeta në moshën 82-vjeçare pas problemeve shëndetësore. I vetmi futbollist që ka fituar tre Kupa Bote nuk njohej vetëm për elegancën "Samba" në fushë, por edhe për jetën e tij me ulje-ngritje. Veç tyre, Pele është i njohur edhe për disa fraza që kanë mbetur nga intervista të ndryshme dhënë në media.

10 nga thëniet më të famshme të Pele:

‘Një penallti është një mënyrë meskine për të shënuar gol’.

‘Futbollin duhet ta lësh në kohën e duhur, para se ai të të lërë ty’.

‘Njerëzit diskutojnë Pele apo Maradona, por për mua më i miri ka qenë Di Stefano’.

‘Futbolli është muzikë, vallëzim dhe harmoni. Nuk ka asgjë më të bukur se sfera që kërcen’.

‘Nëse je i pari, je i pari. Nëse je i dyti, nuk je asgjë’.

‘Kam lindur për të luajtur futboll, si Beethoveni ka lindur për të bërë muzikë dhe Mikelanxhelo për të pikturuar’.

‘Kudo që ti shkon, janë 3 ikona që i njohin të gjithë: Jisu Krishti, Pelé dhe Coca Cola’.

‘Ndenja e të qenit në pension është e keqe. Ëndërroj akoma të dribloj dhe të shënoj gola’.

‘I vetmi gol me kokë i rëndësishëm i Maradonës është shënuar me dorë’.

‘Nuk do të bëhem kurrë trajner. Është e komplikuar dhe nuk dua ta komplikoj jetën’.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • iliri: 31/12/2022 00:32

    futbolliste si pele vijne nje here ne 300 vjet...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?