Pesë kandidatët e radhës për prokuror të SPAK janë paraqitur këtë të enjte në këshillin e lartë të prokurorisë. Mes tyre dhe mera të cilët kanë dosje të rëndësishme si Klodian Braho që heton ish kryeprokurorin Adriatik Llalla apo Eneid Nakuçi që hetoi Klement Balilin.
Braho u shpreh se në jetën e tij profesionale nuk është kërcënuar nga askush, ndërsa Nakuçi tha se paçka kërcënimeve deri dhe me jetë ai ka çuar në gjykatë dosjet e tij.
Pjesë e prezantimit të platformës në KLP ishin edhe prokurorja Manjola Kajani, Enkeleda Minollai dhe Enkeleda Xhengo.
KLP pritet që nesër të zhvillojë seancën e fundit me kandidatët për SPAK ndërsa gjatë javës së ardhshme të dal me një renditje dhe vlerësim për ata që do të kenë në dorë hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
E ka pyet keshilli Klodian Brahon perse e pushoi ceshtjen e Ilir Beqes dhe cfare bonusi ka perfitu? Ka kohe qe kjo pyetje qarkullon ne publik.
Përgjigju