Erzen Breçani

Erzen Breçani i shtruar në spital, kërkon ndryshim mase: Kam probleme me zemrën! GJKKO cakton mjekët për të kryer ekspertizën

20 Shkurt, 12:52| Përditesimi: 20 Shkurt, 13:12

  • Share

Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e avokatëve të Erzen Breçanit për të kryer ekspertizë mjekësore, pasi pretendojnë se ka probleme me zemrën dhe qëndrimi në qelinë e paraburgimit i rrezikon jetën. Seanca e radhës u shty për ditën e premte, ku do paraqiten dy mjekët që do kryejnë akt ekspertimin. Ndërkohë vete Breçani prej disa ditësh ndodhet i shtruar në spitalin e burgut.

Avokatët e Breçanit, i cili akuzohet pastrim parash dhe përkrahje të autorit të krimit, bashkë me 11 persona të tjerë, 5 të arrestuar, kërkojnë ndryshim të masës së sigurisë për shkak të gjendjes shëndetësore.

Në 20 nëntor Prokuroria e Posaçme lëshoi 11 urdhër-arreste. Nga këto 5 u arrestuan; Erzen Breçani ish kryepolic në Tiranë, Dedan Gjoni shefi i krimeve në Komisariatin numër 6, Bujar Ajezi, Besmir Murati të cilët u lanë në burg nga GJKKO. Po ashtu në Spanjë u arrestua Ismail Zeneli, për të cilin kanë nisur procedurat për ekstradim.

Ndërkohë detyrim paraqitje, u caktua për Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit. Në kërkim janë Ervin Mata, Artan Sulejmani, Albert Prenga, Bajram Grabova dhe Eralbi Breçani, të akuzuar për trafik droge nga Amerika Latine drejt Europës. 

SPAK ka nisur hetimin pasuror për të gjithë anëtarët e grupit kriminal, përfshi dhe këngëtaren Elvana Gjata e cila përmendet në dosje për përdorimin e llogarisë së saj nga Ervin Mata me qëllim transferimin e shumave deri në 500 mijë euro. 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 21/02/2024 01:30

    Na mbushe mendjen! Me kete lloj fiziku qe ke dhe fakti qe deri dje ishe kryepolic,pra ke kaluar provat fizike e shendetsore per te qene ne ate lloj detyre,me mire gjej nje justifikim tjeter me bindes.SPAKU dhe BKH duhet te jene te pranishem kur te ekzaminohet dhe identitet i mjekeve te mbahet sekret deri ne daljen e rezultateve qe avokatet e kesaj vemjeje te mos kene mundesi kontakti me ta.Me qe ra fjala si i kemi Fatos Tushen dhe ate Koken e disa te tjere,/vuajne/ me nga zemra e problemet e tjera,apo u sheruan tani?!

    Përgjigju
  • Lani: 20/02/2024 17:08

    Po ca zemre ky deri vone postonte larje ne lum ne dimer

    Përgjigju
  • populli: 20/02/2024 16:23

    Mose ja fute kote si derre je

    Përgjigju
  • Zari i Berishes: 20/02/2024 16:18

    He mer Loku, pse nuk kishe probleme me zemren e shendetin kur more milionat e pastrove leket e krimit? Apo tani qe po ha trongullin te fillun problemet me zemren e jo me by...?

    Përgjigju
  • Drini: 20/02/2024 14:32

    Erzeno bo si te bosh, qetesohu se do mesohesh. Ke vrar njerez ti karallo. Djemt e tropojes?

    Përgjigju
  • ermal: 20/02/2024 14:17

    Mashtrues i ndyre,ku kane zemer vrasesit.

    Përgjigju
  • Stela: 20/02/2024 13:34

    Ja dhe nje kriminel.tjeter qe do fitoj lirine sepse esht semur...kjo esht drejtesia e kalbur

    Përgjigju
  • Gripi: 20/02/2024 13:30

    Te gjithe probleme me zemren kane keta kur zihen ne çark. Ka probleme te shtrohet ne spitalin e burgut sa te qetesohet. Askush nuk i ka faj veç makuterise se tyre. Po pastroj para droge, po bashkepunoj me kriminelet por me dhemb zemra.

    Përgjigju
  • Saiti: 20/02/2024 13:04

    Të kurohësh si gjith qytetaret e thjeshtë mo majdut drogagji i ndyrë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?