Nard Ndoka dhe Elisa Spiropali

'Kam punuar që 14 vjeç por, papunësi ka kudo në botë', Ironizon Nard Ndoka: Po flas edhe unë si Elisa Spiropali

24 Tetor 2022, 11:33| Përditesimi: 24 Tetor 2022, 11:36

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike Nard Ndoka është rikthyer në retrospektivë duke folur për punësimin. I ftuar në ‘Wake Up’ ka rrëfyer se ka filluar punë që në moshën 14-vjeçare në Fierzë dhe se fëmijët e tij kanë mësuar që të mos përfitojnë nga puna e tij apo nga fakti që është politikan.

Por, si në çdo deklaratë të tijën, Ndoka ka dashur të bëjë edhe pak batutë, duke u shprehur se papunësi ka kudo dhe se po citonte ministren e Marrëdhënieve të Parlamentit, Elisa Spiropalin.

 “Papunësi ka kudo në botë... po flas si Elisa Spiropali”- tha Ndoka.

Sipas tij, papunësi ka kudo në botë, por në vendin tonë mungojnë politikat për punësimin.

“Unë kam punuar që 14 vjeç në Fierzë. Edhe fëmijët e mi i kam futur në punë që 14 vjeç, kamerier, banakier”, ka rrëfyer ai më tej.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kasem Gajdar Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 24/10/2022 12:54

    Magjari Nard Ndoka ka dal e jep men për njerzit. Në një koh që Nard Ndoka është 100% bidevi devil. O Zot çi ka gjet Shqiptarët me të dhon mend dhe Nard Ndoka. Pu, pu, pu, pu, pu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?