Numërimi mbrapsht ka filluar për një familje shqiptare e cila jeton në Larchmont, pasi po përballet me rrezikun e dëbimit nga SHBA.
Sipas “Eyewitness News”, Arjeta Kackini, bashkëshorti i saj dhe dy vajzat e tyre, të cilat kanë lindur në SHBA dhe jetojnë prej 7 vitesh në Larchmont, për shkak të një pakujdesie po përballen me dëbimin.
“Ne nuk po kërkojmë të bëhemi shtetas amerikan apo të marrim pasaportën, ne thjesht po kërkojmë që të qëndrojmë në SHBA në mënyrë legale siç kemi bërë vitet e fundit”, tha ajo.
Arjeta ka shkuar në SHBA në vitin 2014, me vize studentore, ndërsa bashkëshorti saj filloi një biznes i cili i ka mundësuar të qëndrojnë , përmes një vize të rinovueshme çdo dy vjet.
Çështja e dëbimit u ngrit pas një vizite të çiftit në Shqipëri për të rinovuar pasaportat e tyre të cilat skadonin për gjashtë muaj.
Në prill të vitit 2020 ata rinovuan pasaportat e tyre por ajo çka nuk kishin vënë re ishte fakti se ata duhet të rinovonin vizën gjithashtu.
Sipas çiftit ata përpiluan një kërkesë për rinovimin e vizës por ajo nuk u pranua me argumentin se nuk u bë në përputhje me legjislacionit vendas.
“Kam qarë aq shumë, sa nuk kam më lot për të derdhur. Jemi munduar me çdo rrugë legale.”, tha Arjeta.
Familja me origjinë shqiptare po bën maksimumin por ata i kanë urdhëruar se duhet të lënë SHBA deri më 21 prill.