Ish-futbollisti i Barcelonës dhe kapiteni i Brazilit, Daniel Alves prej janarit të këtij viti është në burg, pasi dyshohet se ka përdhunuar një 23-vjeçare në një klub në Barcelonë (30 dhjetor 2022). Alves ka folur nga burg për gazetaren braziliane Mayka Navarro. Ndër të tjera Alves tregon edhe gjendjen e tij emocionale, teksa sipas tij gjithçka që dyshohet ka ndodhur me pëlqimin e vajzës.
Ish-mbrojtësi komenton edhe deklaratat e trajnerit të Barcelonës, Xavi, duke thënë se është përlotur kur i ka dëgjuar. "Xavi është miku im, shoku im përgjithmonë dhe nuk mendoi për pasojat kur tha këto gjëra. Kur e mora vesh qava. Do të kisha dashur të merrja telefonin dhe t’i telefonoja për t’i thënë: ‘Faleminderit, faleminderit, por mos e bëj më kurrë këtë. Mos thuaj asgjë. Më bëj një nder dhe më harro, do kujdesem për veten, mos u shqetëso", tha mes të tjerash Alves.
Në fjalën e tij, Xavi tha se ishte i befasuar duke njohur Xavin, pasi ish-mbrojtësi nuk do arrinte deri diku. Më pas Alves u tregua i prerë, duke thënë se nuk e ka vizituar askush në burg nga miqtë futbollistë.
"Miq që më vizituan në burg? Asnjë. Gjithashtu po them që jo të gjithë ata me të cilët kam luajtur futboll janë miqtë e mi. Por po, kam miq në futboll që kanë dashur të më vizitojnë, por unë nuk i kam lënë. Burgu nuk është vend për ta. As për fëmijët e mi, as për prindërit, as për gruan time. Nuk lejoj askënd të vijë dhe nuk dua që askush të më mbrojë publikisht sepse në këtë moment është e dëmshme për ata që e bëjnë këtë, nuk pres asgjë nga askush", tha Alves mes të tjerash.