'Kam qenë 21 ditë në koma', Bujar Qamili rrëfen betejën e vështirë me COVID: Dola pozitiv pas koncertit në Tiranë

24 Mars 2021, 19:15| Përditesimi: 24 Mars 2021, 21:19

  • Share

Këngëtari i mirënjohur shkodran, Bujar Qamili ka rrëfyer betejën e tij me COVID, duke e cilësuar si një nga eksperiencat më të vështira shëndetësore.

Qamili tregon se shkoi në Itali për të kaluar disa ditë pushime me familjen, por pati shqetësime me veshkat dhe u shtrua në spital. Më vonë ai përmirësua, erdhi në Shqipëri për një aktivitet muzikor dhe u kthye përsëri në Itali, ku më pas rezultoi pozitiv me COVID.

Për fat të keq ai e përjetoi shumë rëndë këtë periudhë duke qëndruar edhe 21 ditë në koma në spital. Por tashmë Qamili e ka lënë pas këtë periudhë të vështirë dhe  përmes ekranit të Repot Tv përshëndeti me një kënge të gjithë shikuesit.

"Në Itali erdha me pushime do qëndroja për disa ditë. Pasi erdha filloi ky trazimi i veshkave, nuk munda ta duroj dhe shkova në spital, kam qëndruar rreth 10 ditë. Njeriu i parë që kam telefonuar ka qenë Ramazan Ceka një mik i ngushtë.  Pasi dola mora një ofertë nga Ardian Hila i cili më thotë ku je i thashë jam në itali. Thotë na duhesh  të vish në Tiranë sepse fillon një koncert i madh e do marrësh pjesë edhe ti.

I them mirë meqë është kaq e rëndësishme. Pasi u nisa shkova në prova, të nesërmen ishte regjistrimi i koncertit. Aty u bashkuam 12 këngëtarë, mbaruam regjistrimet në 3 të natës. Shkova në hotel të nesërmen në mëngjes erdha në Milano dhe filloi një lodhje trupi por ia lashë rrugës.  Filloi një temperaturë 37 e gjys 38 atëherë të shtëpisë s'më lanë më sidomos djali, e falenderoj se më ka qëndruar 1 muaj prane meje. Isha me temperaturë, kur erdhi djali më tha që kisha marrë virus siç i kishin thënë mjekët. E mirë thashë qëndrova në spital 3 ose katër ditë, gjendja u përkeqësua jashtëzakonisht shumë saqë u detyruan të më çojnë në reanimacion. E di që më kanë lidhur krahët për shtrati dhe skam ditur gjë më në botë se çfarë është bërë me mua për 21 ditë në koma. ".

Në fund këngëtari ka dhënë një mesazh për të gjithë qytetarët duke i apeluar që të jenë të kujdesshëm sepse COVID-i nuk është një lojë.

" Falenderoj të gjithë për djetëra mesazhet dhe që janë lutur për mua sepse unë atëherë e kam marrë vesh se sa i vlefshëm që jam. Më kanë uruar më kanë respektuar jashtë mase. Unë jam ndër të parët që kam dalë në Shkodër duke pirë kafe e gjithë kohën pa maskë. Po iu betohem mos e merrni për lojë nuk është lojë të merr shpirtin. Shof njerëzit të gjithë pa maska, shof nëpër spitale me gjellë e ushqime duke shkuar me ua dërgutë sëmurëve, këtu stë lënë të afrohesh te dera pa paraqit dokumentet, mos e merrni për lojë se të merr jetën".

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?