Sport

'Kam shënuar me Kombëtaren, pse nuk luaj?' Rei Manaj rikthehet në ekip pas pezullimit dy javor

29 Tetor 2019, 14:16| Përditesimi: 29 Tetor 2019, 14:34

  • Share

Rei Manaj, futbollisti shqiptar i Albasete-s, është rikthyer të stërvitet pas dy javësh me ekipin e tij. Sulmuesi ishte dënuar nga trajneri për shkak se ngriti zërin për mungesën në formacion në ndeshjen që Albasete luajti në transfertë kundër Fuenlabandra. Sipas mediave spanjolle Manaj ka patur pretendimin se duhet të luante për shkak se vinte pas një goli me kombëtaren.

Kujtojmë se Manaj shënoi një nga golat që Kombëtarja fitoi me rezultatin 0-4 kundër Moldavisë. Më herët gjatë sezonit paraqitjet e sulmuesit shqiptar kanë qenë për t'u vlerësuar.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?