Dy ish-banorët e Big Brother, Olsi Klosi dhe Fjorentina Halili

VIP & Spektakël

“Kam tradhëtuar”, ish-banorja e Big Brother rrëfen të pathënat: Olsi më ka qëndruar besnik

27 Nëntor 2018, 16:23| Përditesimi: 27 Nëntor 2018, 16:32

  • Share

Fjorentina Halili, ish-banorja e Big Brother mbahet mend për lidhjen që pati me Olsi Klosin, djalin që njohu brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Dyshja u ndanë pasi dolën nga spektakli i “Big Brother”, dhe në media u aludua shumë se ndarja erdhi si pasojë e tradhëtisë.

E ftuar në emisionin “Trokit”, Fjorentina tregoi se Olsi ka qëndruar shumë besnik ndaj saj gjatë periudhës që ishin bashkë.

“Di që për sa kohë kemi qenë bashkë nuk më ka tradhëtuar, pavarsisht se unë e kam çmendur me xhelozinë time. Në u ndamë për arsye të tjera tonat dhe kjo s’ka të bëjë me tradhëtinë. Unë kam tradhëtuar. Kam pasur një raport tjetër, dhe e tradhëtova me Olsin,”- tregoi Fjorentina, e cila më pas mbuloi fytyrën me duar duke qeshur.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?