Foto nga GJKKO

Kronikë

‘Kam vëllain në Ministrinë e Brendshme’, i premtoi një gruaje punësimin e djalit si inspektor mjedisi! GJKKO dënon me 1 vit burg Dritan Lleshin

24 Qershor, 15:24| Përditesimi: 24 Qershor, 15:34

  • Share

Gjykata e Pocasaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar ka dënuar me 1 vit burg Dritan Lleshi. 

Dritan Lleshit pasi në vitin 2019 kishte premtuar një vend pune si inspektor mjedisi në Fier kundrejt parave. Ai i kishte premtuar një gruaje punësimin e djalit si inspektor mjedisi kundrejt 400.000 lekëve.

Sipas vendimit të GJKKO-së, Dritan Lleshi e kishte bërë premtimin për një punësim në qytetin e Fierit, kundrejt përfitimit financiar.

Në përfundim të gjykimit të shkurtuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Etleva Deda, Flora Hajredinaj dhe Erjon Çela, gjykata vendosi shpalljen fajtor të të pandehurit për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. 

Njoftimi për mediat

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt:

“Gjykimin e çështjes penale ndaj të pandehurit Dritan Lleshi, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i dytë i Kodit Penal (para ndryshimeve të pësuara me ligjin nr. 43/2021, datë 14.05.2021)”. 2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Etleva Deda, Flora Hajredinaj dhe Erjon Çela, me vendimin Nr. 46, datë 24.06.2025 vendosi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Dritan Lleshi, për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i dytë i Kodit Penal, (para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021, datë 14.05.2021) dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, uljen e dënimit me 1/3, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Dritan Lleshi me 8 (tetë) muaj burgim.

 Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal, si dhe nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, vuajtja e dënimit për të pandehurin Dritan Lleshi do të fillojë të llogaritet nga dita e marrjes formë të prerë të këtij vendimi dhe do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së zakonshme.

Në lidhje me provat materiale Aparati telefonik celular i markës “Samsung Galaxy J3 Eclipse”, me ngjyrë të zezë, me IMEI ****, t’i kthehet shtetasit A.N, konform nenit 190/1 gërma “ç” të K.Pr.Penale. · Shpenzimet proceduriale të kryera gjatë fazës së hetimit paraprak, në masën 40060 (dyzet mijë e gjashtëdhjetë) lekë, të seancës paraprake dhe gjatë gjykimit, i ngarkohen të pandehurit, në bazë të neneve 393/1 dhe 406/4 të K.Pr.Penale. · Kundër vendimit lejohet apel brenda afatit ligjor, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Dritan Lleshi thoshte kishte një vëlla që punonte në Ministrinë e Brendshme dhe se nëpërmjet tij do të ndërhynte që personi në fjalë të fitonte konkursin për inspektor mjedisi në Fier ose në Lushnje. Kjo sipas tij do të realizohej në qershor të 2019-ës, kohë kur kishte marrë edhe një kapar prej 200.000 lekësh, por më pas e kishte shtyrë mundësinë e punësimit për në shtator të atij viti.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se rinumërimi i pothuajse gjysmës së votave është farsë e kotë?