SPAK

Kronikë

'Kam vëllain në ministrinë e Brendshme'/ Premtoi punësim si inspektor mjedisi kundrejt parave në Fier, SPAK kërkon dënimin me burg të Dritan Lleshit

19 Qershor, 14:08| Përditesimi: 19 Qershor, 14:55

  • Share

SPAK ka kërkuar dënimin me 8 muaj burg të Dritan Lleshit pasi në vitin 2019 kishte premtuar një vend pune si inspektor mjedisi në Fier  kundrejt parave. Sipas SPAK, kallëzimi është bërë nga një person se Dritan Lleshi i kishte premtuar bashkëshortes së tij punësimin e djalit si inspektor mjedisi kundrejt 400.000 lekëve.

Prokuroria thotë se Dritan Lleshi iu ka deklaruar se kishte një vëlla që punonte te ministria e Brendshme dhe se nëpërmjet tij do të ndërhynte që personi në fjalë të fitonte konkursin për inspektor mjedisi në Fier ose në Lushnje. Kjo sipas tij do të realizohej në qershor të 2019-ës, kohë kur kishte marrë edhe një kapar prej 200.000 lekësh, por më pas e kishte shtyrë mundësinë e punësimit për në shtator të atij viti.

“Nga analiza e provave dhe të dhënave të grumbulluara në kuadër të hetimit të këtij procedimi penal, rezulton e provuar se i pandehuri Dritan Lleshi, me lidhje familjare me P.N (djali i xhaxhait), ka kryer veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 2 i Kodit Penal.  “, thuhet mes të tjerash në njoftimin e SPAK.

Për këtë arsye ndaj Dritan Lleshit u kërkua 1 vit burg, por sipas nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale u propozua ulja e dënimit me 1/3, në 8 muaj. Ndaj tij rëndon akuza "Ushtrim i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike”.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka paraqitur konkluzionet përfundimtare para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë në ngarkim të të pandehurit: Dritan Lleshi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale: “Ushtrim i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 2 i Kodit Penal.

Në bazë të kësaj dispozite, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin e tij me një vit burg, por  sipas nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale u propozua ulja e dënimit me 1/3, në 8 (tetë muaj).

Gjykimi i të pandehurit vjen pas vendimit me nr.717, i datës 14.10.2024, për shpalljen e moskompetencës lëndore të procedimit penal nr.586, të vitit 2020, nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier si dhe dërgimin e akteve në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë.

Nga hetimi gjyqësor rezulton e provuar se shtetasi A.N, i punësuar në një njësi të shitjes së karburantit “Veliaj Petrol”, është paraqitur më datën 8.10.2020 në Drejtorinë Vendore të Policisë, në fshatin Gorre të Lushnjës dhe ka bërë një kallëzim.

Sipas këtij kallëzimi, në vitin 2019, i pandehuri Dritan Lleshi, i njohur prej tij me emrin Dritan Ndreca, me origjinë nga Puka, ose Laçi, banues në fshatin Ngurrëz e Vogël, Lushnjë i ka premtuar A.M, bashkëshortes së A.N, punësimin e djalit të tyre, E.N si inspektor mjedisi në Fier, kundrejt shumës prej 400.000 lekësh.

I pandehuri i ka thënë se kishte një vëlla në Tiranë, me emrin P.N, i cili punonte në Ministrinë e Brendshme dhe përmes tij do të ndërhynte që djali i kallëzuesit të fitonte konkursin për inspektor mjedisi në Fier ose Lushnjë. Sipas planit të prezantuar prej të pandehurit Dritan Lleshi, , kjo do të realizohej në muajin qershor të 2019, kohë kur A.N i ka dorëzuar edhe një kapar prej 200.000 lekësh Dritan Lleshit, i cili më pas e shtyu mundësinë për punësim në shtator të të njëjtit vit.

Nga analiza e provave dhe të dhënave të grumbulluara në kuadër të hetimit të këtij procedimi penal, rezulton e provuar se i pandehuri Dritan Lleshi, me lidhje familjare me P.N (djali i xhaxhait), ka kryer veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 2 i Kodit Penal.  

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur procedimin penal 16/2025, në ngarkim të shtetasit A.N për veprën penale: Ushtrim i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 1 i Kodit Penal.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni sulmin e SHBA-së ndaj impianteve bërthamore të Iranit?