‘Kam vendosur zemrën para mendjes’, Bajrami tregon përse zgjodhi Shqipërinë: Frymëzimi im është Zidan

10 Dhjetor 2021, 12:33| Përditesimi: 10 Dhjetor 2021, 12:35

  • Share

‘Zidan ka qenë frymëzimi im!’ Kështu është shprehur Nedim Bajrami, futbollisti i kombëtares që këtë sezon luan me Empolin në Seria A. Trekuartisti ka dhënë një intervistë për gazetën italiane ‘Gazzetta dello Sport’ ku tregon edhe përse zgjodhi kuqezinjtë përpara Zvicrës, vendi ku është formuar si futbollist.

“Pozicioni pas sulmuesve është roli im i preferuar, por kam luajtur edhe si sulmues i krahut të majtë në skemën 4-3-3. Zidani ka qenë ai që frymëzohesha. Përse zgjodha Shqipërinë? Kam arsyetuar me zemër, më kanë thirrur dhe nuk kam menduar dy herë,”- përfundoi Nedim Bajrami.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?