'Kam zgjedhur që kjo të jetë rruga ime', blogerja e parë e mbuluar në Shqipëri: Ja si është të jesh 'në modë' edhe me shami

18 Maj 2020, 10:58| Përditesimi: 18 Maj 2020, 12:32

  • Share

Të jesh e mbulur nuk do të thotë të mos ndjekësh modën.

Fatime Stojku është një vajzë myslimane e cila, ka vendosur që të ndjekë jo vetëm atë që beson por njëkohësisht të përmbush edhe ëndrrat e saj, sic është të vishet me plot stil e këtë t’a ndajë më ndjekësit e saj të shumtë në rrjetet sociale. Një vendim i cili nuk është pritur pa kritika apo paragjykime, por që për Fatimen kanë qenë të vlefshme për të arritur objektivat që dëshiron në jetë. Ajo tregoi për emisionin ‘’ Rreze Dielli’’ vështirësitë që ka hasur gjatë rrugës së saj si besimtare dhe njëkohësisht si një blogere:

Njerëzit në përgjithësi jo vetëm për cështjen e besimit por dhe për zgjedhjet  ekstreme përshembull: do jap dy shembuj, e para kur njerëzit zgjedhin anën akademike dhe i përkushtohen asaj dhe njerëzit të cilët merren me kujdesin ndaj vetes dhe nuk I kushtojnë vëmendje anës akademike dhe është shumë e vështirë që njerëzit   ta perceptojnë që këto të dyja mund të jenë bashkë, që ti mund të mbash veten dhe ti përkushtohesh anës akademike. Po ashtu ndodh edhe në këtë rast, dy ekstremet e tjera: e para njerëzit të cilët I përkushtohen besiimit të tyre, pra të devotshëm dhe të tjerët që nuk janë fare pjesë e fesë, që mendojnë se feja ne  mund të na cungojë, na e humbet lirinë. Dhe këtu qëndron I njëjti paralelizëm dhe këtu mund t’I bashkojmë mund të jesh një besimtare, një praktikante por nga ana tjetër mund të jetosh jetën. Pasi kjo ka të bëjë dhe më fenë që ti ke zgjedhur. Feja që unë kam zgjedhur ma jep këtë liri  pavarësisht se shumë njerëz kanë marrë nga këto dy ekstreme dhe nuk e kuptjnë që ka një rrugë të mesme, është ajo e mesja e artë që të gjithë po e trumbetojmë por që nuk e di sa do ja dalim

 ‘Duke ditur që gjithmonë do të ketë një rrugë që mund të jetë tjetër përvec asaj që ne mendojmë, dhe unë kam zgjedhur që kjo do të jetë rruga ime dhe cfarë do që njerëzit flasin janë thjesht opinione, mua më ka ndihmuar në fakt, pasi si do të ishte bota nëse do të kishim të gjithë mendime njësoj, me kë do të mund të diskutonimin për ide dhe për gjera që mund te diskutonim’ shprehet ajo.  

D.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Toni: 18/05/2020 13:24

    Rruga jote do ishte mirë të kalonte nga Arabia dhe të ishte pa kthim!

    Përgjigju
  • Tani: 18/05/2020 12:33

    Ti financohesh nga paratë e arabëve sauditë për të shfaqur në mënyrë "moderne" prapambetjen dhe arkaizmin fetar dhe ti duhet të jesh subjekt i vëzhgimit të instancave përkatëse. Se keni hedhur rrënjët në këtë vend që s'ka mundësi të kontrollojë nga dhe si ju vijnë sponsorizimet dhe financimet....Ti paguhesh për të sjellë errësirën mesjetare në kohët moderne të civilizimit...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?