Kamala Harris
Shtetet e Bashkuara duhet të jenë “të vendosura” në mbështetjen e tyre për Ukrainën. Kështu u shpreh zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris, e cila shpreson se "lojërat politike" të brendshme nuk do të ndikojnë në qëndrimin e SHBA-së.
“Politika nuk ka asnjë rol për të luajtur” , tha Harris në një konferencë për shtyp në Mynih me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili e përshkoi ndihmën amerikane si “jetike” për Kievin.
Lajmi kryesor:
Lufta Ukrainë – Rusi/ Bie rezistenca ukrainase në qytetin Avdivka, ushtria e Kievit tërhiqet! Zelensky: Donim të shpëtonim jetën e ushtarëve
K.M/ReportTv.al