Shaip Kamberi, Bajram Begaj

Kamberi u rizgjodh si deputet në parlamentin serb, Begaj: Uroj që kontributi juaj t’u shërbejë shqiptarëve të Luginës së Preshevës

18 Dhjetor 2023, 17:40| Përditesimi: 18 Dhjetor 2023, 17:47

  • Share

Presidenti, Bajram Begaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi i cili arriti të siguronte sërish një mandat si ligjvënës pas zgjedhjeve parlamentare. 

Begaj i uroi Kamberit suksese për rizgjedhjen në Parlament si përfaqësues i shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Uroj që roli dhe kontributi juaj të vijojë  t'i shërbejë të gjithë shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për adresimin e të drejtave të tyre legjitime.  Mbështetja e Shqipërisë nuk do të mungojë!” - i është shprehur Begaj gjatë telefonatës me Kamberin.

Në këto zgjedhje parlamentare në Serbi që u mbajtën ditën e djeshme (17 dhjetor), shqiptarët e Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit garuan me dy lista. Mandatin e deputetit ka arritur që ta ruajë edhe shqiptari, Shaip Kamberi, ndërsa “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar” e Shqipërim Arifit nuk ka deputet. Aleanca e Hungarezëve të Vojvodinës pritet të fitojë gjashtë mandate, koalicioni i kroatëve të Vojvodinës tre mandate dhe një mandat e ka fituar Partia Ruse.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?