Kamera kap ‘mat’ shoferin e rrezikshëm! Kryente manovra të frikshme në autostradë, gjobitet me 83 mijë lekë (VIDEO)

26 Mars 2022, 13:43| Përditesimi: 26 Mars 2022, 15:08

  • Share

Drejtuesit që u duket vetja se janë pilotë në pistat e garave në rrugët e vendit janë të shumtë, policia nga ana tjetër gjithnjë e më shumë po i ndëshkon ato me dorë të hekurt. Për herë të parë radarët janë vendosur në akset e lagjeve pikërisht për të kapur shoferët që rrezikojnë jetën e banorëve, ndërsa pamjet filmike të policisë nuk mungojnë në autostrada për kapjen e këtyre rasteve.

Një nga rastet më të çmendura dhe të rrezikshme është siguruar nga Report Tv, që ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës. Në video dallohet qartë se drejtuesi i makinës jo vetëm që ka bërë një parakalim të rrezikshëm në anë të kundër, por ka bërë manovra të frikshëm duke ndryshuar dy korsi duke ecur me shpejtësi në një kohë kur rruga ishte tepër e ngarkuar nga mjetet që qarkullonin. Drejtuesi u gjobit me 83 mijë lekë nga policia rrugore.

Komento

Komente

  • asolingo: 27/03/2022 07:37

    Puna e policise 0 n.q.s nuk i ka marre patenten .Menduam se drejtori i ri i policise dicka do bente ,por na doli kllufje.Radaret e aparatet thjesht ja per njerzit e thjeshte.

    Përgjigju
  • FATMIRI: 26/03/2022 17:57

    TI HIQET PATENTA PRGJITHMON KETA TIPA NUK DUHET TE DREJTOJN AUTOMJET

    Përgjigju
  • justice: 26/03/2022 16:47

    Emrat e ketyre gangsterave te behen publike qe njerezit te dine ...

    Përgjigju
  • Tirona: 26/03/2022 15:46

    Keshtu ka me dhjetera kondravajte kete e vertetojne aksidentet mbasi nuk ka sinjalistiken e duhur ashtu si fuksionon ne europe qe nuk shikon polic ne rruge.

    Përgjigju
  • Bravo: 26/03/2022 15:16

    Bravo ???? vazhdoni me tej.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?