Kamerat

Kamera sigurie që lexojnë targat në çdo zonë ‘të nxehtë’ të Tiranës, nis montimi i tyre në kryeqytet

22 Shkurt 2022, 10:55| Përditesimi: 22 Shkurt 2022, 12:31

  • Share

Me qëllim parandalimin dhe zbulimin e ngjarjeve kriminale në vend, Policia e Shtetit, ka nisur instalimin e kamerave të sigurisë të teknologjisë së fundit, të cilat do të bëjnë të mundur leximin e targave të makinave. Aktualisht instalimi i kamerave të sigurisë po behet tek Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, ndërsa pritet që të shtrihet në të gjithë territorin e vendit.

Pikat ku do të vendosen kamerat, do të jenë në ambiente publike dhe kryesisht në zona të njohura si pika ‘të nxehta’ në çdo qytet.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?