Burgu 313 ne Tirane

Kronikë

Kamera sigurie, tela me gjemba dhe policë me kallashnikovë/ Pamjet nga burgu 313-të ku izolohen 'kokat' e krimit

13 Janar 2020, 16:17| Përditesimi: 13 Janar 2020, 16:23

  • Share

Në dy burgje të vendit te 313-ta në Tiranë dhe në Peqin është aplikuar sistemi '41-bis', rregullat e izolimit për 'kokat' e krimit të organizuar. Më poshtë ju sjellim fotot e masave të rrepta nga burgu 313-të në Tiranë. Të rrethuar nga kamerat e sigurisë, teli me gjemba dhe policët e pajisur me kallashnikovë, dhomat e izolimit janë gati për të pritur kokat e krimit që do të thyejnë rregullat e vendosura. Pak ditë më parë u kërcënua me jetë drejtori i përgjithshëm i Burgjeve Agim Ismaili, ndërsa mesazhi dyshohet se i erdhi pikërisht  nga kjo kategori, që e pësoi nga sistemi '41 bis'.

Kushtet e izolimit
Të burgosurve dhe të paraburgosurve që do të izolohen u lejohet vetëm një takim familjar në muaj, ku ndalohet hyrja e personave apo sendeve të tjera, ndërsa bisedat i nënshtrohen regjistrimit audio dhe video. Gjithashtu të burgosurit që do të konsiderohen të rrezikshëm dhe që dyshohet se vijojnë kontaktet me botën e krimit jashtë, do t’u lejohet vetëm një bisedë telefonike në muaj, me kohëzgjatje maksimale dhjetë minuta.

Atyre do t’u ndalohet përdorimi i vlerave monetare, sendeve dhe objekteve që mund t’i marrin nga jashtë. Do t’u kontrollohet korrespondenca si dhe do reduktohet qëndrimi në ajrim në mjedise të hapura, deri në 2 orë, por jo më pak se 1 orë në ditë. Kohëzgjatja e regjimit të posaçëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë është një vit.

Kundër vendimit të Ministrit të Drejtësisë, për vendosjen apo zgjatjen e regjimit të posaçëm, i dënuari, i paraburgosuri apo avokati mbrojtës mund të paraqesin kërkesë ankimore brenda 20 ditëve, nga momenti i njoftimit të vendimit.

Komento

Komente

  • krye: 14/01/2020 06:09

    atje duhet te shkojne te gjithe politikanet qr nga viti 90 e sot, ata jane kriminelet e vertete.

    Përgjigju
  • Hasani: 13/01/2020 18:23

    Dritan Dajti duhet te shpallet hero i Kombit qe vrau 4 police jo tte mjekoje dhembet ne bllok por ta shetisin me jaht.

    Përgjigju
  • karidi: 13/01/2020 17:48

    prandaj po i benin xhiro neper bllok dritan dajtit, me qe kercenoi drejtorin e burgjeve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?