Tirana

Kamerat e sigurisë në Kolorado kapin mat personin që shkatërroi veprën e artit 3 milionë $/VIDEO

4 Maj 2018, 11:02| Përditesimi: 4 Maj 2018, 11:08

  • Share

Një person ka udhëtuar nga Londra, plot 10 mijë milje për të shkatërruar një vepër arti në galerinë e arteve në SHBA që kap vlerën e 3 milionë dollarëve, është zbuluar se është i biri i pronarit të pikturës.

Zyrtarë të Kolorados kanë dënuar Nichiolas Morley, 40-vjeç, nën akuzën “për vepra kriminale”, pasi kishte shkatërruar pikturën e Christopher Wool që i përkiste babait të tij Harold, 74-vjeç.

Autoritet e sigurisë kishin lëshuar urdhër arrest për të, pas 11 muajve hetime intensive. Ndërkaq i dyshuari pretendonte se ishte bashkëpronar i pikturës së shumëpërfolur, edhe pse babai i tij ka deklaruar në polici se ai është i vetmi pronar i veprës së artit.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?