Report Tv në banesën e gruas që dhunoi qentë në ashensor, Flasin fqinjët: Mban 4 dhe 7 mace, i keqtrajton! Problem për pallatin

1 Nëntor 2023, 17:30| Përditesimi: 1 Nëntor 2023, 22:34

  • Share

TIRANE - Një qytetare në Tiranë ka keqtrajtuar pa mëshirë qentë e saj në zonën e ‘Myslym Shyrit’ Tiranë. Në redaksinë e Shqiptarja.com ka mbërritur një video, ku shihet gruaja e cila dhunon brenda në ashensor qenin në mënyrë barbare. 

Skenat tregojnë keqtrajtimin që kjo grua kryen ndaj qenve të saj në ashensorin e pallatit ku banon.

Skena duket në kontradiktë me aktivitetin e saj për sa kohë strehon katër qenë endacakë dhe disa mace, duke e publikuar këtë fakt edhe në rrjetet sociale. Animalistja dhe sociologia Valbona Omeri shpjegon pse ndodh që një individ që i mban qentë, madje e reklamon këtë publikisht, bëhet në një moment dhunues i tyre.

“Këto persona njihen si të tillë, animal hoarder janë këta që mbledhin kafshë sepse ju pëlqejnë, ju duket sikur ndihen mirë, i shohim kur shprehen me superlativa në rrjete sociale për gjendjen apo ndjesinë, kënaqen, jam e lumtur jetoj mes kafshëve, dhe për momentin këto thithin dashamirësi dhe admirim nga publiku, por ajo çka ndodh brenda në ambientin ku këta njerëz rrinë me kafshët, në shumë raste është enigmë” thotë Valbona Omeri

Report Tv trokiti në derën e gruas për të folur me të në lidhje me ngjarjen. Pas derës u dëgjuan lehjet e qenve, por në pak sekonda ra qetësia. Kafshët pushuan pas të bërtiturave të saj, por dera nuk u hap. Në banore e pallatit tregoi se kjo situatë ishte e përditshme.

"Unë nuk jam mjeke, por kam kuptuar diçka. Shenjat e problemeve që ajo ka nuk i shfaq me ne fqinjët, por me veten, me qentë me macet, i keqtrajton. Ka pasur 2 qen i ka nxjerrë në rrugë i lë poshtë pallatit, tani në shtëpi mban 4 të tjerë, thonë ka 7 mace, por s’e di me saktësi. Është problem në pallat sepse mbajnë erë të tmerrshme" thotë një banore.

Një tjetër fqinj tha se qentë e saj janë bërë agresivë, duke treguar një episod ku mbesa e tij pësoi traumë nga përballja me ta në ashensor. Ndërkohë psikologia Erisa Aliaj shpjegon dhe sjelljen e këtyre njerëzve që dhunojnë kafshët.

“Personat që ushtrojnë dhunë ndaj kafshëve apo fëmijëve, ndaj qënieve të pambrojtura, zakonisht përjetojnë çrregullime të personalitetit që mund të vijë për shkak të fëmijërisë së tyre. Personat me çrregullimin antisocial kryesisht jetojnë vetëm, nuk kanë një mjedis social në të cilin ata ndërveprojnë, pasi është e vështirë të ndërtosh marrëdhënie dhe duhen mbajtur me investim”  thotë psikologia. 

Ligji për mbrojtjen e kafshëve parashikon penalitet me gjobë deri në 6 muaj burg për personat që u marrin jetën apo shkaktojnë tek ato dëmtime të përhershme, por a mjafton kjo për shoqatat që merren me mbrojtjen dhe kujdesin ndaj kafshëve?

“Nëse qeni nuk ka marrë dëmtime të përhershme kjo situatë do kalojë si gjithmonë me acarimin e vullnetarëve, me revoltat tona nëpër televizione apo rrjete sociale, do t’i marrin qentë zonjës dhe kaq, asgjë s’do ndodhi. Dhe dikush tjetër, një ditë tjetër në një moment tjetër në një vend tjetër do ta bëjë, dhe kjo situatë do përsëritet” thotë Valbona Omeri.

Animalistët kërkojnë krijimin e një zinxhiri institucional për mbrojtjen dhe kujdesin ndaj kafshëve, si dhe zbatimin e ligjit ndaj kujtdo që e shkel atë.

Ora 08:51
VIDEO/ Gruaja në Tiranë dhunon në mënyrë barbare qenin në ashensor

TIRANË- Një qytetare në Tiranë ka keqtrajtuar pa mëshirë qentë e saj në zonën e ‘Myslym Shyrit’.

Në redaksinë e Shqiptarja.com ka mbërritur një video, ku shihet gruaja e cila dhunon brenda në ashensor qenin në mënyrë barbare.

Siç duket nga video e publikuar, gruaja e godet qenin me shkelma, ndërsa e mban të lidhur. Përballë këtyre pamjeve brutale, pritet që autoritetet përkatëse të marrin masa.

Sipas informacioneve që disponon Shqiptarja.com, gruaja e cila banon përballë Drejtorisë së Policisë në 'Myslym Shyr', mban në banesë edhe disa kafshë të tjera shtëpiake, qen dhe mace.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Agron: 02/11/2023 09:17

    Ti lej qente rehat kjo se i mbledhin kasapet e markates tirane per qofte,po kjo te mbledhi endacaket qe rrine poshte urave dhe shurrojne bregun e lanes ata te coj ne shtepi kjo dhe ti laj e japi pjeshken dhe i ben nje sherbim humanitar komunitetit.

    Përgjigju
  • Iris: 02/11/2023 00:44

    Keshtu ndodh kur kafshet lihen rrugeve nga bashkite e nuk mblidhen ne shelter te caktuar,por i mbledhin e i keqtrajtojne keto k*rvat qe shkojne dhe me bashkiake per /tendera qensh/ gjoja! Sa prej ketyre denohen me te vertete? Keni bere ndonje verzhgim ne terren?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?