Pamjet filmike që kanë regjistruar personin që hodhi tritolin në oborrin e banesës së biznesmenit Vladimir Mulaj (lexo ketu), janë dërguar për ekspertim kompjuterik në laboratorin e policisë shkencore pranë ministrisë së Tiranës.
Vendimi është marrë nga prokurori i çështjes, i cili ka kërkuar ndihmën e ekspertëve të laboratorit, duke kërkuar pastrimin e filmimit me qëllim qartësimin e imazhit ku shfaqet personi që vendosi tritolin në banesën e vëllait të Natasha Mulaj, kryetares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Hetimet për këtë çështje janë përqendruar në disa konflikte që Mulaj ka pasur për çështje prone. Prej gati dy muaj kur ka ndodhur ngjarja sot e kësaj dite policia dhe prokuroria e Tiranës ende nuk kanë zbuluar personin që vendosi tritolin, megjithëse kanë ngritur dyshime të forta mbi tre persona. Ngjarja e rëndë është regjistruar në datën 1 janar 2019, ku të gjithë festonin me fishekëzjarre natën e ndërrimit të viteve.
Shpërthimi i tritolit ka ndodhur në oborrin e vilës së Vladimir Mulaj, duke shkaktuar thyerjen e xhamave dhe krijuar një gropë në vendin e shpërthimit. Nga pamjet filmike të sekuestruara nga prokuroria e Tiranës, evidentohet një person që rreth orës 00:30 të datës 1 janar 2019, pikërisht në një moment kur Tirana ziente nga oshëtimat e fishekzjareve, afrohet pranë banesës ku jeton familja Mulaj, dhe ka hedhur sasinë e tritolit. Autori mban të veshur një xhup dhe në kokë kishte një kapuç. Nga karakteristikat trupore ka të dhëna se autori i këtij krimi të rëndë, është i moshës 20 deri në 25-vjeç.
Vila e Vladimir Mulajt
Kamerat 'kapin' të riun që i vendosi tritol banesës së vëllait të kryetares së Vettingut
Autori mban të veshur një xhup dhe në kokë kishte një kapuç. Nga karakteristikat trupore ka të dhëna se autori i këtij krimi të rëndë, është i moshës 20 deri në 25-vjeç.
po kryetarja ku i gjeti leket per kte shpi
PërgjigjuPo ta lexosh artikullin do kuptosh se lenda plasese eshte hedhur ne oborin e VELLAIT te kryetares.Dhe ai eshte BIZNESMEN.