VIDEO EKSKLUZIVE/ Babai i dehur mban foshnjën në timon! Kamerat kapin mat shoferët e rrezikshëm! Kalojnë semaforin me të kuqe

13 Dhjetor 2021, 11:00| Përditesimi: 13 Dhjetor 2021, 11:06

  • Share

Report Tv sjell pamjet ekskluzive se si kalohet me të kuqe në semaforët e Tiranës, se si prindi i papërgjegjshëm i dehur mban në timon foshnjën dhe ndjekia aksion kur i riu i ikën policisë pasi ishte pa patentë.

Edhe pse prej disa kohësh kanë nisur kontrollet makina inteligjente, shkelësit e rrugës vazhdojnë të sfidojnë rregullat. Në këto pamje duket se si mjeti tip 'Benz' futet me të kuqe në kryqëzimin e '21 dhjetorit' aty ku pak javë më parë humbën jetën dy persona nga shkelja e semaforit.

Tek Rruga e Elbasanit mjeti luksoz rrezikon këmbësorët tek vijat e bardha por kamerat Onboard e kapin mat dhe i ikën patenta dhe gjobitet. Rasti më i rëndë është një baba i dehur që kapet nga policia dhe në prehër në timon ka foshnjën e tij. 

Por fundjava ka qenë e ngarkuar edhe me ndjeke aksion ku në zonën e Laprakës shoferi i në fuoristradë ka sfiduar për 15 minuta policinë duke shkelur postobllokun dhe duke ikur me shpejtësi deri sa ka përfunduar në pranga. Shkak ishte drejtimi i mjetit pa patentë.

Komento

Komente

  • Parruca: 13/12/2021 12:28

    Ti thuash kafshe, ofendon kafshet se ato jane shume me te pergjegjshme se kjo gjallesa ne timon te ciles nuk i dhimbset as femija i saj. Kjo lloj gjallese duhet ndjekur nga sherbimet sociale te shtetit per venien ne rrezik te femijes.

    Përgjigju
  • Xhixhi: 13/12/2021 11:20

    Sa i urrej ata fshataret qe e mbajne femijen ashtu para ne timon. Ca kane ne vend te trurit? Kaq pak vlen jeta e femijes?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?