Kamerat spiune në shërbim të grupeve kriminale, Softa: S’kishin sinjal! Pamjet transmetoheshin përmes kabllove të internetit! Policia mund t’i kthente në dobi të saj

19 Janar 2023, 14:18| Përditesimi: 19 Janar 2023, 14:25

  • Share

Me zbulimin në Shkodër të kamerave spiune, eksperti i sigurisë Fation Softa thotë se heqja e tyre ishte e gabuar pasi mund të përdoreshin nga policia për qëllimet e tyre. Në një intervistë për Report Tv në 'Sot, live në Shqipëri' me gazetarin Nertil Agalliu, Softa e konsideron të ekzagjeruar dhe në shkallë të lartë sigurie përdorimin e kamerave në Shkodër, duke shtuar se tregon arsyen përse nuk gjenden serverat.

“Ky rasti që u ekspozua me 21 kamera është tipik se transmetimet që kërkohen të gjenden ku janë serverat nuk gjenden se është tipik instalimi i këtyre kamerave. Është i ngjashëm me kamerat që kanë qenë të instaluara nga lojërat e fatit. Këto nuk kanë hard disk, transmetimi i figurës shkon te një kompjuter që mund të mos kontrollohet nga policia e shtetit dhe nëse shkon është vetëm një video që thotë unë shikoj dhe nuk regjistroj. Në fakt devijohet dhe shkon në një server brenda ose jashtë territorit shqiptar. Transmetimi i tyre ka qenë përmes kabllove të internetit.

Më duket e gabuar heqja e kamerave nga policia sepse mund t’i bënin reset dhe ta përdornin për qëllimet e tyre. Nuk ke çfarë ti bësh kamerave se nëse sinjali nuk shkon diku, s’ke çfarë t’i bësh. Këto mund të ktheheshin në dobi të policisë së shtetit”, tha Softa.

Eksperti Softa tha se kamera sigurie gjenden në do vend ku ka persona me shkallë të lartë rrezikshmërie dhe kjo vjen si dobësi e policisë së shtetit që nuk ka një hartë dixhitale për personat që posedojnë kamerat.

“Aty ku ka persona me shkallë rrezikshmërie ka kamera se kontrollojnë banesën, lagjen dhe rrugëkalimet. Ndaj duhen inspektorët e zonës që duhet të raportojnë, s’mund të shkojnë ekipet e policisë për të bërë operacione. Mjafton t’i kërkohet llogari inspektorit të zonës. Kjo ka ardhur dhe si dobësi e policisë së shtetit se nuk ka hartë dixhitale për poseduesit e kamerave”, tha Softa.

Kujtojmë se në Shkodër u çmontuan 21 kamera të vendosura në shtylla elektrike në ato që konsiderohen si bazat e fiseve që janë në konflikt me njëri-tjetrin prej shumë vitesh. Report Tv raportoi se shoqërime ka pasur si nga anëtarët e fisit Lici edhe Bajri, por asnjë prej tyre nuk kanë ndihmuar hetuesit në identifikimin e personave përgjegjës për vendosjen e këtyre kamerave. 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dori: 19/01/2023 19:38

    Pa tender dhe korrupsion policia nuk vendos kamera....ku do vjedhi ministri milionat pa temder?

    Përgjigju
  • Ben: 19/01/2023 17:28

    eksperti Softa inxhinier minierash ne Valias flet per kamera teknollogji komjuterike.ahahaha

    Përgjigju
    • Lexues: 30/01/2023 07:07

      Mbase eshte bere hacker ku i dihet

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?