Leli Alushaj, po shërbente si zakonisht në restorantin ku punon prej 9 vitesh, kur pa se një turiste spanjolle që po drekonte, për pak sa nuk u mbyt nga ushqimi. Në ato momente, instinktivisht la pjatat dhe i erdhi në ndihmë gruas, e cila pak sekonda nga ndihma e parë, u ndje mirë.
Video e momentit është bërë virale në rrjete sociale dhe tashmë atë të gjithë e thërrasin hero. Por më krenar, i riu nga Fieri ndjehet kur këtë fjalë e dëgjon nga e vogla e tij.
“Video ime është bërë virale. Atë ditë ka qenë 14 gusht dhe më njoftoi shefi i madh që po vijnë 30 turistë. Po shërbeja normalisht dhe pash që një zonjë nuk po ndihej mirë në ato momente. Të gjithë ato që ishin përreth u hutuan dhe shkova dhashë ndihmën e parë. Ajo zgjati vetëm 30 sekonda. Zonja u ndje mirë. Tek ky restorant kam 9 vjet që punoj. Hero më thonë. Janë mijëra komente je hero, je hero. Unë jam i martuar, kam vajzën, kam babain dhe nënën dhe dy motra. Babi im është hero thotë. Në kopsht, xhiro. Ka një telefon dhe thotë babi im është hero. Ndihem shumë krenar. Fundja shpëtova një jetë njeriu.
Kamerieri 33-vjeçar, tregon se turistja nuk resht së falënderuari, madje e mirëpret në Spanjë.
“Më ka falënderuar pa masë. Pasi mbaroi gjithçka, zonja më tha ma dërgo pak videon si ndodhi dhe më tha kur të duash. Spanjën e ke shtëpinë tënde. Më vonë ndoshta. Unë u gjenda aty pranë në kohën e duhur dhe në momentin e duhur”.
Leli punon si kamarier prej 9 vitesh dhe ndihmën e parë thotë se e ka mësuar kur ka marrë patentën, por edhe nga drejtuesit e restorantit ku punon.
Te lumte o njesh! Je deshmi qe Shqiperia ka ende burra.
Përgjigju