Media britanike “The Sun” i ka kushtuar së fundmi mjaft vëmendje jetës private të futbollistit me origjinë shqiptare, Granit Xhaka. Mesfushori e ka kurorëzuar dashurinë e tij me Leonitën vitin e kaluar, në korrik të 2017-s. Por si është njohur futbollisti Xhaka me bashkëshorten e tij?
Çifti është njohur teksa mesfushori luante me Borussia Manchengladach dhe Leonita punonte në një lokal në Gjermani, si kameriere. Leonita, sikurse edhe Graniti, vjen nga një familje shqiptare e Kosovës. Për jetën e saj të mëparshme nuk është se dihet shumë, përveç faktit se ajo është rritur në Gjermani. Ajo vetë ka deklaruar se jetën e saj të hershme e ka kaluar në Prishtinë, në kryeqytetin e Kosovës, përpara se familja e saj të zhvendosej në Ruhrit.
Çifti tashmë jeton në Barnet, në veri të Londrës, por tifozët e Arsenalit kanë arritur t’i fotografojnë së bashku vetëm në Camden Town, në pjesën e tyre të preferuar të Londrës. Madje, vetë Xhaka deklaroi vitin e kaluar për “The Guardian” se Camden Town-in e shikon si një vend ku i rimëshirohet e kaluara e tij.
"Kur Taulanti (vëllai) dhe unë ishim fëmijë, ne ndërmorëm udhëtimin tonë të parë me një autobus, nga Baseli për në Prishtinë, vetëm e vetëm që të vizitonim gjyshërit tanë”, është shprehur Xhaka për gazetën prestigjioze britanike, duke shtuar se ai e shikon veten si një njeri të thjeshtë.
"Unë jam një njeri shumë i thjeshtë, dua normalitet dhe dua njerëz normalë. Dua për të ngrënë ushqim të thjeshtë sepse kjo është mënyra se si jam rritur”, vijon ai më tej.