Gjykata e Tiranës ka dënuar me 12 vite burg, rojen e shkollës 9-vjeçare në Babrru, Abaz Dogan i cili abuzoi seksualisht me të miturën 15-vjeçare. Fillimisht ai u dënua me 18 vite burg por për shkak të gjykimit të shkurtuar iu konvertua në 12.
Gjithashtu gjykata ka dënuar dhe të miturit e përfshirë në këtë skandal, më konkretisht 7 vite dhe 4 muaj burg për Klajdi Poçin, 3 vite dhe 8 muaj burg për 16-vjeçarin me iniciale R.O. si dhe të 15-vjeçarit me iniciale F.B. me 3 vite dhe 4 muaj burg.
Ky skandal u zbulua disa muaj më parë ku roja e shkollës 9-vjeçare, "Azem Hajdari", Abaz Doga ka abuzuar seksualisht me të miturën 15-vjeçare. Edhe 3 të rinj të tjerë kanë marrë pjesë në abuzimin e të miturës teksa Doga e shantazhonte nxënësen se do t'i publikonte video në rrjetet sociale dhe se do të zhgarraviste emrin e saj në muret e lagjes nëse nuk pranonte të kryente marrëdhënie seksuale me ta.
Roja i shkollës e ka filmuar të gjithë marrëdhënien e më pas e ka shpërndarë videon në kafenenë e lagjes tek tre të rinjtë K.P 20 vjeç, R.O 16 vjeç, F.B 15 vjeç. Të rinjtë duke shantazhuar 15 vjeçaren i kanë kërkuar po ashtu asaj marrëdhënie seksuale dhe për disa ditë rresht kanë abuzuar me të.
Marrëdhënia seksuale me 15-vjeçaren, daton në vitin 2018 dhe për afro dy vite që kur vajza ishte 13 vjeçe ka qenë abuzuar seksualisht nga roja e më pas djemtë që ai përzgjidhte duke i treguar videon. Ndërkohë ambienti ku kryhej marrëdhënia me të miturën rezultoi një banesë pranë shkollës, ndërsa tre djemtë e arrestuar janë fqinjë të të miturës.
Pasi u mësua nga prindërit e vajzës, ata kanë denoncuar në polici rastin e përdhunimit, 2 muaj përpara se të bëhej arrestimi i 65-vjeçarit. 65 vjeçari rezulton se është edhe prind dhe ka familje si edhe një vajzë.
Abaz Dogu
Mbase gjen ndonje bamires aty ne burg qe t'i jape ate qe i duhet, po ashtu sic s'ia merr mendja.
PërgjigjuVdis ne burg tani qelbesire plak. Vendime te merituara.
Përgjigju