Tiranë- Një 2 vjeçar është aksidentuar për vdekje nga një mjet në Fushë-Domje të Tiranës pasditen e sotme (8 mars).
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:30, teksa fëmija ka qenë në oborrin e banesës dhe dyshohet se ka dalë në rrugë pasi ka qenë duke luajtur. Sapo ka dalë në rrugë, një mjet C Class ka qenë duke lëvizur me shpjetësi dhe e ka përplasur.
Shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa kanë qenë familjarët e tij që e kanë dërguar të miturin në Spitalin e Traumës, por fatkeqësisht ai ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit i identifikuar si 57-vjeçari Ylber Manarkolli, është arrestuar më vonë nga policia, i cili mësohet se është edhe banorë i zonës.
"Rreth orës 17:30, në Spitalin e Traumës, familjarët kanë dërguar për mjekim një të mitur rreth 2- vjeç, të cilin e ka aksidentuar një automjet. Si pasojë i mituri ka ndërruar jetë në spital.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi Ylber Manarkolli, 58 vjeç, është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme procedurale. Gjithashtu, është bërë gjetja dhe sekuestrimi i automjetit tip “Benz”me të cilin ky shtetas shkaktoi aksidentin", njofton Policia e Tiranës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit.
Komente

E para ngushellimet me te thella familjes,sepse kan shume dhimbje,dhe personi qe shkaktoi aksidentin ishte nipi i familjes ky ndodhi tragjedia, dhe ai nuk ka ikur nga vendngjarja,sepse ai e ka derguar ne spital i pari,
PërgjigjuMALOK I QELBUR,,,,PRANDAJ NUK DUHESHIN LEJUAR TE VININ NE TIRANE KETA NYJE....
PërgjigjuSi eshte e mundur qe nje femije 2 vjeç te lihet te levize i lirë i vetëm?! ku ishin prindrit?!
PërgjigjuPo pse mor shqiptar e ben shpine buz rruges, po pse mor ti shqiptari tjeter me kaq urgjence? Po pse mor jemi kaq te mbrapsht ne si popull?
PërgjigjuTani te lidhet me litar te e njejta makine dhe te terhiqet zvarre deri sa ti dali shpirti katilit!
Përgjigju