Kamëz, arrestohet adoleshenti që shiste drogë në lagjet e Tiranës, paratë i ruante në trurin e kompjuterit

9 Korrik, 10:26| Përditesimi: 9 Korrik, 10:29

  • Share

Tirane- Një 17 vjeçar nga Kamza është arrestuar pasi dyshohet se shiste doza kanabisi në zona të ndryshme në kryeqytet.

Arrestimi I tij është bërë nga Komisariati i Policisë Nr. 5.

 Ky shtetas dyshohet se pasi siguronte sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis, e ndante atë në doza, të cilat më pas i shiste në zona të ndryshme në kryeqytet, informoi sot policia e Tiranës

Paratë e ardhura nga shitja e drogës i ruante në trurin e kompjuterit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis, shuma parash të dyshuara të përfituara nga shitja e saj, një çelës automjeti dhe një celular.   

Operacioni policor u kodua “Shop”

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?