Kamëz/ Arrestohet i riu në tentativë për të vjedhur një market, kishte futur kallashin në çantë dhe u afrua me biçikletë

14 Shkurt 2020, 10:12| Përditesimi: 14 Shkurt 2020, 10:14

  • Share

KAMZË- Një grabitje me armë është parandaluar në Laknas të Kamzës, ku policia ka kapur në flagrancë një 20-vjeçar i cili po planifikonte të hynte në një market për të marrë paratë. I arrestuari është K. K., 20 vjeç, banues në Laknas ndërsa policia i ka sekuestruar një kallashnikov me të cilin po mendonte të kryente grabitjen në market.

Sipas policisë në komisariatin e policisë së Kamzës ka ardhur informacion se një 20-vjeçar qarkullonte në orët e pasdites, me biçikletë, duke mbajtur me vete një çantë shpine, brenda së cilës kishte futur edhe kallashnikovin. Në momentet që ky shtetas po përgatitej të hynte në një market në Laknas, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë duke e prangosur në flagrancë.

I riu do të përballet me akuzën  për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

Komento

Komente

  • Plaseni Cecenin ne Burg..: 14/02/2020 12:32

    Meqe ketij Si pelqente puna e Ndershme me lopate,,,,plaseni Cecenin ne Burg legenin..

    Përgjigju
    • Toni Tirane: 14/02/2020 14:16

      Shpellaret qe kane zbarkuar ne Kamez vetem per pislliqe e kane mendjen. Droge ne Angli dhe krime

  • Plaseni Cecenin ne Burg..: 14/02/2020 12:32

    Meqe ketij Si pelqente puna e Nderdhme me lopate,,,,plaseni Cecenin ne Burg legenin..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?