Tiranë- persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri drejt një makine në lëvizje.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 të mbrëmjes së sotme në Kamëz dhe mësohet se nga sulmi nuk ka persona të lënduar.
Policia e kryeqytetit informoi se sulmi ndodhi në rrugën “New York”, tek ‘Rrethi i Bathores’, ku dyshohet se nga një automjet është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tjetër.
“Nuk ka të lënduar në njerëz. Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe vijojnë kontrollet për gjetjen e automjetit dhe kapjen e autorit”, bëri me dije policia.
Gazetari i Report TV, Sokol Dema, informon se janë zënë dy persona me njëri-tjetrin, teksa një prej tyre ka ikur me makinë dhe tjetri e ka ndjekur, duke e qëlluar me armë.
Në vendngjarje është gjetur 1 gëzhojë. Asnjëri nuk është kapur ende, po verifikohen disa kamera sigurie në zonë.
Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Komente
