Kronikë

Kamëz/ Dogji një makinë dhe tentoi zjarrvënien e një tjetre, arrestohet 32-vjeçari me precedentë për drogë dhe vjedhje (EMRI+VIDEO)

14 Shkurt, 11:50| Përditesimi: 14 Shkurt, 12:38

  • Share

Tiranë- Policia e kryeqytetit finalizoi sot (14 Shkurt) një operacion të koduar “Feedback”, i akuzuar për zjarrvënie makinash dhe vjedhje, teksa më parë ka qenë i proceduar edhe për drogë. 

Ngjarja ka ndodhur gjatë muajit shkurt 2025, kur i arrestuari Ilirjan Gjuni, dogji një automjet, tentoi të digjte një automjet tjetër dhe vodhi një monopatinë.
  
Policia bëri me dije se 32-vjeçari ëhstë me precedent të theksuar kriminal në fushën e vjedhjes dhe fushën e narkotikëve. 

Gazetari i Report TV, Sokol Dema, informon se gjithashtu gjatë kontrollit iu sekuestruan 2 maska, 2 jelekë multifunksionalë si ato të Policisë dhe 1 shkop bejsbolli. Policia ka siguruar edhe pamje filmike nga kamerat e sigurisë, ku autori i dyshuar dallohet në veprime të paligjshme.

Njoftimi i Policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit “Feedback”, për zbardhjen e djegies së një automjeti, kanë identifikuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasin: I. Gj., 32 vjeç, banues në Paskuqan.

Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të operacionit dyshohet se ky shtetas:
-më datë 09.02.2025, në Babrru, ka djegur automjetin e shtetasit A. M.;  
-më datë 04.02.2025, në Babrru, ka tentuar të djegë automjetin e shtetasit A. H; 
-më datë 02.02.2025, në Kamëz, ka vjedhur një monopatinë. 

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


 

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?