TIRANË - 48 vjeçari Lulzim Visha i cili punonte si postier në postën private "Postman" është gjetur i vrarë mëngjesin e sotëm (24 janar 2025) brenda në makinën e kompanisë, në fshatin Zall Mner në zonën mes Kamzës dhe Institutit në Tiranë.
Sapo Lulzim Visha hipi në automjetin e punës me logon “Postman” të cilin e merrte me vete në shtëpi, persona ende të paidentifikuar, e qëlluan me pistoletë me silenciator, duke e lënë të pajetë brenda makinës të bërë shoshë nga plumbat kryesisht në xhamin e përparmë.
Ndërkohë ka qenë një banor i zonës që ka telefonuar policinë se në orën 07:40 kishte konstatuar makinën e bërë shoshë nga plumbat brenda së cilës ndodhej i pajetë dhe 48 vjeçari në rrugën “Shën Stefani” në Zall Mner pranë Kamzës.
Më datë 24.01.2025, rreth orës 07:40, në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner, është konstatuar pa shenja jete, brenda një automjeti, shtetasi Lulzim Visha, 48 vjeç, banues në Kamëz, i dyshuar i vrarë me armë zjarri, informoi sot policia.
Dyshohet se viktima mund të jetë nxjerrë në pritë dhe se mund të jetë vrarë me silenciator pasi banorët kanë thënë se nuk janë dëgjuar të shtëna. Ndërkohë në makinë janë gjetur mbi 12 gëzhoja pistolete.
Hetuesit ende nuk e kanë të saktë orën se kur Lulzim Visha mund të jetë qëlluar me armë.
Autorët, siç burime për Report Tv, u larguan me një automjet luksoz “Porsche”, i cili u pikas nga një kamer larg zonës së ngjarjes, ndërsa u gjet e djegur në fshatin Zgafnor të Zall-Herrit. Brenda saj ishte një armë e gjatë zjarri, e cila dyshohet të jetë përdorur në krim. Blutë thonë se targat e mjetit të autorëve rezultojnë të jenë vjedhur në prill 2023, po në Kamzës
Policia bastisi zonën duke kontrolluar banesat e personave me precedentë kriminalë të dyshuar që mund të kenë lidhje me vrasjen, ndërsa do të merren në pyetje edhe familjarët e viktimës. Nga bastisjet është gjetur një silenciator, i cili do t'i nënshtrohet ekspertizës për të pëtcaktuar nëse është përdorur në vrasje apo ngjarje të tjera kriminale.
Pistë hetimi
Dyshimet e hetuesve janë se vrasja mund të jetë për hasmëri të vjetër, pistë për të cilën janë duke u pyetur edhe familjarë të Lulzim Vishës. Vëllai i tij, Besnik Visha, më 10 prill të vitit famëkeq 1997, ka vrarë efektivin Refik Domi pranë Universitetit Bujqësor, krim për të cilin e ka përfunduar dënimin pas më shumë se 10 viteve në arrati, dhe tashmë jeton larg Shqipërisë, për t’iu shmangur gjakmarrjes.
Burime nga policia thonë se po hetohen edhe konflikte të mundshme që mund të ketë pasur së fundi vetë Lulzim Visha me disa persona të tjerë në zonën e Zall Mnerit.
Ndiqni te gjitha lajmet poshte ne zhvillim
Makina ku u vra Lulzim Visha, e bërë shoshë nga plumbat
Kjo është makina e viktimës Lulzim Visha, pak momente pas atentatit vdekjeprurës mëngjesin e sotëm (24 Janar), në fshatin Zall Mner.
Vetura e bërë shoshë nga plumbat në xhamin e përparmë që ka shënjestruar autori, para se Policia e Tiranës të mbërrinte në vendngjarje.
48-vjeçari punonte si postier në postën private "Postman". Ai u gjet në zonën mes Kamzës dhe Institutit në Tiranë, i pajetë brenda mjetit që drejtonte, teksa punonte si postier. Ishte një banor i zonës që ka telefonuar policinë se në orën 07:40 kishte konstatuar makinën me vrima plumbash.
Policia në vendin ku u vra postieri
Policia ka bastisur disa banesa në Kamëz, rreth zonës ku ndodhi vrasja e postierit Lulzim Visha. Burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema bëjnë me dije se blutë kanë arritur të gjejnë një armë zjarri silenciator.
Kontrollet kryesisht kanë qenë në banesat e personave të skeduar nga ;policia, por asnjë nuk është arrestuar për armën e gjetur.
Silenciatori do ti nënshtrohet ekspertizës për të zbuluar nëse është përdor apo jo në këtë ngjarje kriminale ose të tjera.
Foto: Makina që udhëtonte Lulzim Visha
Policia e Tiranës ka dhënë detaje të reja për vrasjen e postierit Lulzim Visha në Kamëz. Policia njofton se në mjetin e djegur ‘Porsche’ që është përdorur nga autorët, është gjetur edhe arma e zjarrit. Po ashtu, targat e mjetit rezultojnë të vjedhura në muajin prill 2023, në Kamëz.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më parë për vrasjen e shtetasit Lulzim Visha, ju informojmë se: Në fshatin Zgafnor, në Zall-Herr, gjatë kontrollit të territorit nga shërbimet e Policisë është konstatuar i djegur një automjet tip “Porsche” i dyshuar i përdorur nga autori/ët e ngjarjes.
Nga këqyrja e automjetit, në brendësi të tij, është gjetur një armë e gjatë zjarri, e dyshuar si arma e përdorur nga autori/ët. Gjatë verifikimeve për targat e automjetit ka rezultuar se targat janë të vjedhura që në muajin Prill 2023, në Kamëz.
Vijon puna intensive nga grupi i posaçëm hetimor për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes”, njofton policia.
Gjendet një makinë e djegur nga policia në zonën e Zall Herrit në Tiranë.
Sipas gazetarit Sokol Dema, polica dyshon se është e autorëve që vranë me armë me silenciator Lulzim Vishën, 48 vjeç postier i një kompanie private.
Ngjarja ndodhi në Zall Mner pranë Kamzës, teksa Lulzim Visha ishte me makinën e punës ‘Postman’.
Besnik Visha
Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka siguruar foton e Besnik Vishës, vëllait të Lulzim Vishës i gjetur i vrarë sot në afërsi të Kamzës në Zall Mner.
Besnik Visha ka qenë i arrestuar në vitin 1997, pasi në prill të atij viti pati vrarë Refik Domin, një ish-efektiv policie.
Kjo vrasje dyshohet të jetë pista kryesore e vrasjes me pistoletë silenciator në Zall Mner, ku sapo kishte dalë nga shtëpia dhe po shkonte në punë me makinën e kompanisë private të postës ku punonte.
Një tjetër pistë hetimi që grupi hetimor ka ngritur dhe po verifikon për vrasjen e Lulzim Vishës është dhe ajo e një konflikti që dy vellezërit kanë pasur në muajt e fundit me disa persona të tjerë në zonën e Zall Mnerit, informon gazetari i Report Tv, Sokol Dema.
Ndërkohë forca policie po ushtrojnë kontrolle banesash përreth zonës ku ka ndodhur vrasja. Kontrollet po ushtrohen në banesa të kontigjentëve kriminalë
Autorët dyshohet se e nxorën në pritë dhe e qëlluan me pistoletë me silenciator.
Ndërkohë vëllai i tij Besnik Visha ka vrarë Refik Domin në 1997, krim për të cilin e ka përfunduar dënimin.
Foto: Makina që po lëvizte Lulzim VIsha
Një makinë tip "Porsche" i zi dyshohet se mund të jetë i autorëve dhe po kërkohet nga policia, bën me dije gazetari Sokol Dema.
Vëllai i viktimës, Besnik Visha, rezulton të jetë dënuar me 12 vjet për vrasjen e vitit 1997, ngjarje për motive të dobëta. Ai e ka shlyer dënimin, por është arrestuar shumë vonë pas vrasjes, më 5 tetor 2009, nga RENEA.
Aktualisht është jashtë shtetit. Përveç hasmërisë, policia po heton edhe konfliktet që mund të ketë pasur së fundmi, edhe viktima, edhe i vëllai.
Lulzim Visha u gjet i vrarë në makinën e punës së kompanisë Postman ku punonte si postier, mëngjesin e sotëm në Zall Mner. Dyshohet të jetë vrarë si hakmarrje, pasi vëllai i tij ka vrarë një person në prill të 1997.
Gazetari i Report Tv ka sjellë pamje nga vendngjarja, teksa karrotreci merr makinën e viktimës, teksa duke shenjat e plumbave në xhamin e përparmë të automjetit.
Në vendngjarje janë gjetur 12 gëzohja. Visha dyshohet se është vrarë me pistoletë me silenciator, pasi edhe banorët e zonës nuk kanë dëgjuar të shtëna.
Foto: Vendi ku i gjet i vrarë 48-vjeçari
Lulzim Visha, 48 vjeç u gjet i vrarë në makinën e punës së tij, në Zall Mner, pranë Liqenit të Bovillës. 48-vjeçari punonte si postier në një kompani private. Pista kryesore e vrasjes dyshohet të jetë një hasmëri e vjetër.
Siç bën me dije gazetari Sokol Dema, vëllai i viktimës, Besnik Visha ka vrarë në 10 prill të vitit 1997 Refik Domin tek universiteti Bujqësor i Tiranë.
Kjo mendohet të jetë pista kryesore e vrasjes së Lulzim Vishës, i cili dyshohet se u nxor në pritë. Këtë mëngjes ai po shkonte për në punë, nga shtëpia e tij në Kamëz.
Foto: Vendi ku u gjet i vrarë Lulzim Visha
48-vjeçari Lulzim Visha u gjet i vrarë në një automjet mëngjesin e sotëm në Zall Mner pranë Kamzës.
Lulzim Visha ishte nisur për në punë, teksa punonte si postier. Është vrarë brenda automjetit të një poste private.
Ngjarja është lajmëruar nga një banor i zonës i cili ka telefonuar policinë, bën me dije gazetari Sokol Dema. Policia ende nuk e di orën me saktësi kur ka ndodhur krimi.
Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka sjellë pamje ekskluzive nga vendngjarja në Zall Mner, në Kamzë aty ku mëngjesin e sotëm u gjet i vrarë me armë zjarri Lulzim Visha 48 vjeç banues në Kamëz.
Ai u gjet i vrarë në makinën që drejtonte, që i përket kompanisë Postman, që dërgon pako në gjithë Shqipërinë. Visha ka qenë duke shkuar në punë, momentin kur ndodhi ngjarja. Aty duken edhe grupi hetimor dhe mjekët ligjorë që po kryejnë ekzaminimin e vendngjarjes.
Dyshohet se Visha është vrarë si pasojë e një hasmërie të vjetër, pasi mësohet se vëllai i tij ka vrarë një person para disa vitesh.
E Po Rama sdo tu vere nga Nje minister mbrojtjeje te gjithe horrave
Përgjigjume ndryshimet qe beri Edi Rama ne drejtorite e policise sikur jane pakesuar vrasjet. si thoni?
PërgjigjuJane pakesuar aq shume sa derrkuci minister i del ne mbrojtje cdo polici te koruptuar dhe cdo shefi qe ka zgjedhur me konkurs tek rruga bardhyl.
Nga kuksi asht ky?
Përgjigju