Foto ilustruese

Kronikë

Kamëz/ I morën 300 mijë lekë një të miture për mos t’i publikuar foto personale, 3 të arrestuar (EMRI)

6 Prill, 14:50| Përditesimi: 6 Prill, 15:03

  • Share

KAMËZ - Tre të rinj janë arrestuar nga policia pasi i kërkonin para një 15-vjeçareje duke e kërcënuar se do t'i publikonin një foto personale nëse ajo nuk paguante.

Blutë njoftojnë tre të arrestuarit janë Orgito Nika, 19-vjeç, si dhe dy të mitur të moshës 17 vjeç dhe 14 vjeç, ndërsa u janë sekuestruar dhe 3 celularët personalë.

Sipas policisë, 15-vjeçarja, e frikësuar se mos fotoja e saj do të publikohej nga tre të rinjtë, u ka dhënë atyre të paktën 300 mijë lekë.

Njoftimi i policisë: 

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, bazuar në kallëzimin e marrë se një 15-vjeçare kanosej nga 3 shtetas për dhënien e pasurisë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Blackmail”.

Si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi O. N., 19 vjeç dhe dy shtetas të mitur të moshës 17 vjeç dhe 14 vjeç, për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes/dhunës për dhënie pasurie”, të 3 banues në Kamëz.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?