KAMËZ - Një 54-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Kamëz. Bashkim Domi, u kap në flagrancë pasi kanosi bashkëshorten dhe fëmijët se do t'i digjte me benzinë. Më pasi ai i vuri zjarrin banesës.
Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Ngjarja ndodhur ditën e djeshme në rrugën ‘Tuk Jakova’ në Kamëz. Ndërkohë materialet proceduriale i janë kaluar prokurorisë.
'Si rezultat i veprimeve profesionale të punonjësve të Policisë, është kapur dhe vënë në pranga shtetasi B. D., 54 vjeç.
Ditën e djeshme, në rrugën “Tuk Jakova”, ky shtetas dyshohet se ka kanosur bashkëshorten e tij dhe fëmijët e tyre se do t’i digjte me benzinë dhe më pas i ka vënë zjarrin banesës. Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.', njofton policia.
Ndërkohë materialet proceduriale i janë kaluar prokurorisë.