Kamëz/ Organizonin lojëra fati, 3 në pranga, sekuestrohen 9 mijë e 550 € dhe 142 mijë e 500 lekë

27 Mars, 08:23| Përditesimi: 27 Mars, 09:15

  • Share

KAMËZ- Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është vënë në hetim nga policia pasi dyshohet se ushtronin veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit, në një lokal në Kamëz.

Policia ka arrestuar shtetasit A. D., 51 vjeç, P. P., 44 vjeç, A. J., 41 vjeç, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi V. S., 45 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprën penale "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin".

Gjatë kontrollit në një lokal në Kamëz, policia ka kapur në flagrancë këta shtetas duke ushtruar veprimtaritë e lojërave të fatit, në kundërshtim me ligjin.  

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 9550 euro dhe 142 500 lekë të rinj, të cilat dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?