Kamëz/ Plagosi me thikë të riun dhe u largua, arrestohet pas ndjekjes nga policia 33-vjeçari në Babrru

3 Shtator 2023, 17:04| Përditesimi: 3 Shtator 2023, 17:16

  • Share

KAMËZ- Ilir Mala, 33-vjeç është vënë në pranga të policisë pasi ka plagosur me thikë një 20-vjeçar në Kodër-Kuqe në Babrru.

Policia njofton se 33-vjeçari plagosi 20-vjeçarin A.C dhe u largua, por u kap pas ndjekjes nga forcat blu.

Ilir Mala gjatë një konflikti për motive të dobëta, në Kodër Kuqe, ka goditur me mjet prerës shtetasin A. C., i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?