Kronikë

Kamëz/ Sherr mes bashkëshortësh në Bathore, kapet me kallash 60-vjeçari

16 Gusht 2019, 12:37| Përditesimi: 16 Gusht 2019, 12:38

  • Share

KAMËZ- Një 60-vjeçar i quajtur Rasim Sina nga Bathorja e Kamzës është arrestuar nga policia pasi në një grindje të ashpër me bashkëshorten e tij, i është gjetur në posedim një kallash  si 2 karikatorë me 96 fishekë.

Policia njofton se janë njoftuar fillimisht për një sherr brenda familjes dhe më pas kanë organizuar operacionin duke parandaluar kështu përshkallëzimin e konfliktit që mund të kishte përfunduar me viktima.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se sherri mes çiftit ka ndodhur në ballkonin e shtëpisë ndërsa kallashi është gjetur poshtë dyshekut të 60-vjeçarit.

Ndërkohë Rasim Sina do të përballet me akuzat për veprat penale, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Dhuna në familje”.

Komento

Komente

  • Xhem Panxha: 16/08/2019 13:27

    Nuk zgjidhet cdo gje me kallash e sidomos per nje njeri me moshe te madhe.Ligjet per nxjerje armesh duhet te jene shume te rrepta.Pasojat qe mund ta lere familjen ne hasmeri,ku ju shpie mushka.

    Përgjigju
  • Hinglateri: 16/08/2019 12:47

    Na mbyti malokeria a Berish a ta befte Kina Sheqeren..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?