Kamëz- Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kamzës pasi shiste kokainë në doza.
29-vjeçari u kap teksa po lëvizte me automjet në kryqëzimin e rrugës “Skënderbej” me rrugën “Iliria”.
Pasi i bënte gati dozat në shtëpi, i riu i shpërndante në zona të ndryshme.
Blutë sekuestruan lëndën narkotike si provë materiale.
“Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në lidhje me një shtetas që shiste lëndë narkotike, në doza, në zona të ndryshme të qytetit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 mundësuan identifikimin dhe kapjen e tij, konkretisht shtetasit G. D., 29 vjeç, banues në Kodër Kamëz.
Ai u ndalua teksa lëvizte me automjet, në kryqëzimin e rrugës “Skënderbej” me rrugën “Iliria”.
Gjatë kontrolleve, atij iu gjet me vete dhe në banesë, sasi lënde narkotike Kokainë, e ndarë në doza, me qëllim shitjen”, informoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Komente
