Kanabisi i sekuestruar

Kamëz/ Shpërndanin kanabis, arrestohen 2 të rinj! Një i tretë në pranga pasi theu arrestin e shtëpisë

12 Tetor, 14:05| Përditesimi: 12 Tetor, 18:10

  • Share

Policia ka arrestuar 3 të rinj, ditën e sotme, pasi dyshohet se 2 prej tyre shpërndanin kanabis, ndërsa tjetri ka shkelur masën e sigurimit personal "Arrest në shtëpi".

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Doses", ku si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit K. H., 18 vjeç, L. K., 18 vjeç dhe një i mitur 17 vjeç.

Policia bënë me dije se nga kontrolli ka sekuestruar dozat me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, gati për shitje.

“Shërbimet e Policisë kanë konstatuar në Bathore tre shtetasit e lartpërmendur dhe gjatë kontrollit fizik të 17-vjeçarit dhe shtetasit K. H., iu gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, gati për shitje. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, pasi siguronin lëndë narkotike konabis, e shisnin në doza, në zonën e Kamzës. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi L. K., kishte shkelur masën e sigurimit personal "Arrest në shtëpi", njoftoi sot policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?