KAMËZ – Një shpërthim me lëndë plasëse pas mesnatës rreth orës 01:00, u regjistrua në rrugën “Arjan Sala”. Shënjestër ishte banesa e deputetit të PD-së, Xhelal Mziu, në murin rrethues së të cilës u vendos një sasi lënde plasëse. U shkaktuan dëme materiale. Nga pamjet që sjell Report TV, shihet xhami i një dritareje i krisur në vilën e deputetit të Berishës. Po ashtu, krisje në xham ka pësuar edhe një automjet që ishte parkuar aty pranë.
Mziu, në dëshminë e parë të dhënë për hetuesit, ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri dhe se nuk e ka idenë se kush mund të jetë autor. Gazetari i Report TV, Sokol Dema raporton se nga këqyrja e kamerave të sigurisë në zonë është parë autori që ka qenë i vetëm, i veshur me të zeza dhe ka lëvizur me biçikletë.
Kamerat e sigurisë të banesës së Mziut nuk kanë kapur asgjë pasi nuk kanë qenë aktive për shkak të një defekti. Ende nuk dihet edhe sasia e lëndës plasëse të përdorur pasi priten ekspertët për ta përcaktuar. Nuk dihet nëse deputeti demokrat ka pasur ndonjë konflikt apo nëse është një mesazh paralajmërues ndaj tij.
“Rreth orës 00:55, dyshohet se në rrugën “Arjan Sala”, në murin rrethues të banesës së shtetasit Xh. M., është vendosur një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.
Sakaq, theksojmë se Mziu doli deputet nga 11 maji pasi ishte pjesë e listës së sigurt në qarkun Dibër. Gjatë fushatës, ai u përfshi në një incident, ku një zyrtar në Bulqizë e denoncoi në polici për dhunë.
Lajm në përditësim…
Gazetari Sokol Dema raporton se autori i dyshuar për vënien e tritolit pranë murit rrethues të banesës së deputetit të PD-së Xhelal Mziu, ka qenë një person i vetëm. Pas vëzhgimit të kamerave të sigurisë në zonë, dallohet autori që ka lëvizur me biçikletë dhe i veshur me rroba të zeza.
Këto janë pamjet nga banesa e deputetit të PD-së, Xhelal Mziu, në murin rrethues së të cilës u vendos një sasi lënde plasëse. Nga shpërthimi pati dëme të vogla materiale, ndërsa siç shihet nga pamjet e siguruara nga Report TV, e dëmtuar ka mbetur edhe një makinë e parkuar aty pranë. Xhami i makinës është i krisur nga shpërthimi.
Foto: Makina e dëmtuar
Komente

O shqipëkar ju që e votoni këtë derr maloku,ju o mjeranë a e shikoni se çfar vile ka ky shpellari me çfar lekësh e ka bërë me rrogën e shtetit,shikoni o gomerë kë votoni.
PërgjigjuE ka vendosur vet ky legeni
PërgjigjuGjithe kjo vile valle me leket e rroges si deputet e beri tere kete vile miliona euro?!
Përgjigju