Kamza u trondit pas mesnate nga një shpërthim i fortë me lëndë plasëse që u vendos në banesën e deputetit të PD-së, Xhelal Mziu. Policia njoftoi se lënda plasëse, sasia e së cilës ende nuk është përcaktuar, u vendos në murin rrethues të banesës së deputetit demokrat rreth orës 01:00 në rrugën ‘Arjan Sala’.
Mziu, në dëshminë e parë të dhënë për hetuesit, ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri dhe nuk ka idenë se kush mund të jetë autor.
Nga shpërthimi nga pasur vetëm dëme materiale. Report TV sjell video nga vila e deputetit të Berishës, ndërsa nga shpërthimi u dëmtua edhe një automjet i parkuar aty pranë. Në video, shihet se makina ka pësuar krisje në xham. Ndërsa në një tjetër video nga kamerat banesat e lagjes, dëgjohet shpërthimi i fortë.
Gazetari i Report TV, Sokol Dema raporton se banesa e Mziut nuk ka pasur kamerat aktive pasi ishte shkëputur për shkak të një defekti dhe nuk kanë filmuar gjë. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar nëse autori ka vepruar i vetëm apo është ndihmuar nga të tjerët.
Ende nuk dihet edhe sasia e lëndës plasëse të përdorur pasi priten ekspertët për ta përcaktuar. Nuk dihet nëse deputeti demokrat ka pasur ndonjë konflikt apo nëse është një mesazh paralajmërues ndaj tij.
“Rreth orës 00:55, dyshohet se në rrugën “Arjan Sala”, në murin rrethues të banesës së shtetasit Xh. M., është vendosur një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.
Sakaq, theksojmë se Mziu doli deputet nga 11 maji pasi ishte pjesë e listës së sigurt në qarkun Dibër. Gjatë fushatës, ai u përfshi në një incident, ku një zyrtar në Bulqizë e denoncoi në polici për dhunë.
Lajm në përditësim…
Gazetari Sokol Dema raporton se autori i dyshuar për vënien e tritolit pranë murit rrethues të banesës së deputetit të PD-së Xhelal Mziu, ka qenë një person i vetëm. Pas vëzhgimit të kamerave të sigurisë në zonë, dallohet autori që ka lëvizur me biçikletë dhe i veshur me rroba të zeza.
Këto janë pamjet nga banesa e deputetit të PD-së, Xhelal Mziu, në murin rrethues së të cilës u vendos një sasi lënde plasëse. Nga shpërthimi pati dëme të vogla materiale, ndërsa siç shihet nga pamjet e siguruara nga Report TV, e dëmtuar ka mbetur edhe një makinë e parkuar aty pranë. Xhami i makinës është i krisur nga shpërthimi.
Foto: Makina e dëmtuar
Komente

E ka vendosur vet ky legeni
PërgjigjuGjithe kjo vile valle me leket e rroges si deputet e beri tere kete vile miliona euro?!
Përgjigju