Arrestimi i 19-vjeçarit

Kronikë

Kamëz/ Vodhi disa kompjutera në një shkollë në Babrru, arrestohet 19-vjeçari! Hetim në gjendje të lirë për 2 bashkëpunëtorët e mitur

15 Janar, 14:02| Përditesimi: 15 Janar, 14:06

  • Share

KAMWZ - Policia ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Mjetet”, duke zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhur më 10 janar 2025, në një shkollë në Babrru. Si rezultat, u arrestua shtetasi E. N., 19 vjeç, një nga autorët kryesorë të vjedhjes.

Ndërsa u proceduan në gjendje të lirë 2 bashkëpunëtorët e tij, të moshave 14 dhe 17 vjeç, nxënës të kësaj shkolle.

Gjatë kontrollit, Policia gjeti dhe sekuestroi pajisjet e vjedhura, të cilat përfshinin:
3 kompjuterë,
1 laptop,
5 tastiera kompjuteri,
3 monitorë,
1 celular dhe 2 bokse.

Këto pajisje ishin fshehur nga autorët dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

'Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, të kryera në kuadër të operacionit “Mjetet”, u identifikuan autorët e dyshuar të rastit. Njëri prej tyre, shtetasi E. N., 19 vjeç, u kap dhe vu në pranga, ndërsa për 2 bashkëpunëtorët e tij, të moshave 14 dhe 17 vjeç (nxënës të kësaj shkolle), filloi procedimi në gjendje të lirë. Pajisjet e vjedhura, konkretisht: 3 kompjuterë, 1 laptop, 5 tastiera kompjuteri, 3 monitorë, 1 celular dhe 2 bokse, u gjetën të fshehura nga këta 3 shtetas dhe u sekuestruan nga Policia, me cilësinë e provës materiale.', njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?