KAMËZ - Një 33-vjeçar është arrestuar në flagrancë rrugën “Donald Trump", teksa qarkullonte me armë zjarri në automjet.
Blutë bëjnë me dije se 33-vjeçari, i identifikuar me inicialet M.M., kishte në makinë dhe një sasi fishekësh, të cilat janë sekuestruar së bashku me armën.
Ai akuzohet për veprën penale “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
"Në përfundim të veprimeve, shtetasi M. M., 33 vjeç, banues në Kamëz, u arrestua në flagrancë për veprën penale “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”",- thotë policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.