51-vjeçari nga Azerbajxhani Mahir Yusubov ishte personi që po drejtonte kamionin që shpërtheu në urën e Krimesë mëngjesin e kësaj të shtune. Kamioni është i regjistruar në emër të nipit të tij, Samir Yusubov.
Ata janë banorë të rajonit Krasnodar të Rusisë dhe janë angazhuar në transportin e mallrave prej një kohë të gjatë. Yusubov punonte si shofer kamioni dhe ishte vazhdimisht në lëvizje brenda rajonit të Krasnodarit, në lindje të Krimesë. Kontaktet për herë të fundit e familjen e tij ai i ka pasur dy ditë më parë.
Deri më tani, hipotezat lidhur me këtë ngjarje janë që ose shoferi ka shkaktuar me vetëdije aksidentin ose thjeshtë ka qenë një viktimë. Kujtohet se gjatë kontrollit të kryer për hyrjen në urën e Krimesë, drejtuesi i kamionit të ngarkuar me eksploziv ka qenë i qetë, ka pasur të gjitha letrat e nevojshme dhe nuk ka ngjallur dyshime te rojet ruse.
Lajmi kryesor:
Digjet ura që lidh Krimenë me Rusinë! Rihapet pjesërisht kalimi! 3 të vdekur nga shpërthimi i kamionit-bombë! Zyrtari i Kievit: Është vetëm fillimi
S.C/ReportTv.al