Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti, pavarësisht se u lanë jashtë listës së mbyllur nga Sali Berisha, arritën një rezultat spektakolar në zgjedhjet e 11 majit.
Tabaku mori mbi 20 mijë vota dhe hyri në Kuvend, ndërsa Alimehmeti u penalizua nga rezultati i dobët i PD dhe pavarësisht gati 18 mijë votave, mbeti jashtë Kuvendit.
Por në PD, tashmë kanë nisur të flasin nën zë kundër tyre, për shkak se po shihen si dy njerëz që u votuan masivisht, pikërisht për shkak se u lanë jashtë listës së mbyllur nga Berisha.
Pra shihet edhe si një votë e demokratëve kundër Berishës. Për këtë arsye, kanë nisur dhe sulmet e para ndaj tyre. Dhe, e ka nisur kamikazja Arjana Kalaja, e cila mori a s’mori një mijë vota në zgjedhje. Në një postim të Mariela Stefanllarit për rezultatin e Tabakut, Arjana Kalaja shkruan:
“Votat Sude Tabakut ja bleu Rama me oligarket dhe kete e dine te gjithe.
Qellimi:
1. Per te poshteruar Berishen.
2. Per te mbuluar blerjen e atyre te veteve si Sara Mile.
3. Per te zgjedhur opoziten qe do.
Do ja shohin hajrin shpejt Sudes
E do Rama ne krye te PD”.
Mesazhi është i qartë: Mos guxoni të flisni kundër Berishës, ndryshe do të merremi me ju pastaj. (TemA)
Komente
