Kronikë

Kamionçina merr flakë në lëvizje në superstradën Shkodër-Lezhë, shpëton për mrekulli drejtuesi dhe familja e tij (VIDEO)

3 Maj, 15:46| Përditesimi: 3 Maj, 15:51

  • Share

Lezhë- Një automjet tip kamionçinë, e ngarkuar me sende të përdorura, ka marrë flakë gjatë lëvizjes në superstradën Shkodër-Lezhë, pranë fshatit Gocaj. 

Drejtuesi i mjetit ka treguar gjakftohtësi, duke e devijuar automjetin jashtë rruge, që të mos krijoje probleme për mjetet e tjera dhe duke arritur të shpëtojë për mrekulli së bashku me familjen e tij, e cila ndodhej në këtë automjet.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt teknik në automjet. 

Fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa kamionçina është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht. 

Policia dhe shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po hetojnë për të përcaktuar shkaqet e sakta të zjarrit.

A.Q/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?