Kamionët u rrezikojnë jetën dhe u kalojnë pranë shtëpive, banorët në Mamurras në protestë: Lirojmë rrugën kur bashkia të gjejë zgjidhje

16 Mars 2023, 15:06| Përditesimi: 16 Mars 2023, 18:09

  • Share

Prej katër vitesh banorët e lagjes “Demokracia” në Mamurras ndihen të kërcënuar për shkak të qarkullimit të vazhdueshëm të mjeteve të tonazhit të rëndë që marrin inerte në kodrën e qytetit. Të ndodhur në këto kushte ato janë ngritur në protestë për të tretën herë radhazi.

“Këtu është bërë jeta e padurueshme. Nuk mund të jetohet në pluhur. Nuk mund të jetohet në këtë tronditje. Vjen trajleri me 40 ton në këtë rrugë që nuk është për këtë kategori makinash”, tha një banor.

“Na kanë shemb shtëpitë. Është shtëpia e çarë komplet prej kamionëve”, tha një tjetër.

“Nuk kalojmë dot prej baltës dhe ujit”, tregoi një tjetër.

“Shtëpitë na i nxorën jashtë përdorimit. Nuk bëjmë gjumë as natë, as ditë, në asnjë moment”, tha një tjetër.

Që në protestat e shkuara bashkia u ka premtuar zgjedhje të shpejtë të situatës, por kjo nuk ka ndodhur. Të vendosur, banorët paralajmërojnë se do të vazhdojnë ta mbajnë rrugën të bllokuar deri sa në rrugë të mos qarkullojë më asnjë kamion.

“Ne na ka 24 orë non-stop këtu”, tha një banor.

“Duke filluar nga sot nuk ka asnjë marrëveshje me ne. Deri në këtë moment vetëm na kanë mashtruar. Natë ditë, do ta ndajmë me turne dhe nuk do të kalojnë më makineri të tonazhit të lartë. Nuk është rrugë nacionale që të kalojnë kamion”, tha një tjetër.

Ky segment rrugor, nga Droja në drejtim të aksit nacional Mamurras-Tiranë përdoret çdo ditë nga mjetet e tonazhit të rëndë të 13 kompanive ndërtimi.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?