Kronikë

Kamioni godet një automjet tip Opel Astra, udhëtonin një çift bashkëshortësh! Aksidenti shkakton trafik mbi 7 kilometra (VIDEO)

21 Shtator, 10:37| Përditesimi: 21 Shtator, 11:06

  • Share

Një aksident tjetër është shënuar mëngjesin e së dielës në autostradën Rrogozhinë-Lushnje në afërsi të fshatit Gramsh. Një kamion në manovër parakalimi ka goditur një mjet tip Opel Astra, në të cilin udhëtonin dy bashkëshortë.

Si rezultat i përplasjes është dëmtuar automjeti tip Opel dhe nuk ka probleme për shëndetin e çiftit. Nga bllokimi i autostradës ka pasur trafik të rënduar mbi 7 km deri në afërsi të rrethrrotullimit të Çermës.

Uniformat blu të qarkullimit rrugor kanë dokumentuar ngjarjen dhe kanë ndërhyrë për zhbllokimin e autostradës nga radhët kilometrike.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e re nis punën, besoni se do përmbushë pritshmëritë e qytetarëve?