TIRANË- Për të dytin vit radhazi, pas një turi në disa vende të Evropës, kamioni Big Red vjen sërish në Albaelettrica.
Ai solli për klientët pajisjet e punës Milwaukee. Përveç mundësisë që patën për t’i parë dhe për t’i testuar, të gjithë arritën që të përfitojnë nga ofertat speciale dhe uljet e dedikuara për këtë event.
“Jemi sot këtu në Albaelettrica për të prezantuar produktet e reja. Jemi krenar që bashkë me Albaelettrica po prezantojmë këto produkte. Sëbashku me BIGRED, bëmë një turn në të gjithë Europën. Ishim Slloveni, Kroaci, Bosnje, Serbi, Mal i Zi dhe tani në Shqipëri. Nesër jemi në Kosovë me qëllim që të gjithë klientët të shohin produktet tiona të Milwaukee”, tha Tomasz Polcyn, përgjegjës për zhvillimin e rajonit.
Mirëpo, kjo nuk është mundësia e vetme që trapanët, fleksat, matrapikët dhe një sërë produktesh dhe aksesorësh të tjerë me performancë të lartë në punë, të jenë në pronësi të klientëve. Produktet Milwaukee (Milluoki) do të vijojnë të jenë të pranishme në tregun vendas, nga kompanina Albaelettrica.
“Jemi sot në ditën e dytë të eventit. Dje patëm një ditë fantastike me vizitor të shumtë që testuan pajisje. Milwaukee si pjesë e kompanisë Albaelettrica, vjen me risitë më të reja në treg dhe cilësinë më të lartë”, tha Olsban Janaqi, menaxher shitjesh.
Kompoania Albelektrika, që operon në tregun shqiptar prej rreth 30 vitesh, është specializuar në tregtimin me shumicë e pakicë të materialeve elektrike, civile, industriale, si dhe projektimin dhe instalimin e tyre.