Trajleri me 1.3 ton kokainë kaloi dy dogana (Shkodër, Pogradec) me dijeninë e DEA-s! SPAK: Nuk ka shqiptarë

19 Shkurt 2020, 20:33| Përditesimi: 19 Shkurt 2020, 22:32

  • Share

DEA amerikane, autoritetet italiane dhe SPAK kanë bashkëpunuar për të lejuar kalimin e kamionit me 1.3 ton kokainë për të vëzhguar nëse lënda narkotike kishte lidhje me grupe kriminale shqiptare. Sipas burimeve për Report Tv, kalimi i kamionit me drogë është bërë nën monitorimin në mënyrë që të mos devijonte dhe të kryente itinerarin Shkodër-Pogradec-Maqedoni. Sipas hetimeve rezultoi që droga nuk kishte lidhje me grupet kriminale shqiptare, por vendi ynë është përdorur thjeshtë transit për të arritur në destinacionin përfundimtar në Slloveni.

DEA dhe autoritetet italiane, prej ditësh ndiqnin hetimet dhe rrugën e kamionit, ndërsa kalimi i tij në Shqipëri u bë me leje dhe nën monitorimin e SPAK.

Sipas gazetarit të Report Tv Arsen Rusta trajleri me kontenierë ka hyrë dje në Shkodër nga pika doganore e Hanit të Hotit dhe ka dalë sot në mëngjes nga pika e Qafë Thanës në Pogradec. Gazetari i Report TV shprehet se autoritetet italiane kanë sekuestruar pjesën më të madhe të kokainës dhe e kanë zëvendësuar atë, por nuk dihet ende se me çfarë. Pas kalimit të kufirit shqiptar, hetuesit e infiltruar të DEA dhe italianëve, kanë bërë të mundur ndalimin e drogës në Maqedoni në një magazinë me banane, ku janë ndaluar edhe 5 persona.

Rreth 1.3 ton kokainë u sekuestrua pasditen e sotme në një magazinë me banane në fshatin Krushopek në Maqedoninë e Veriut. Kokaina ishte nisur nga Amerika Latine drejt Italisë, ku u bë edhe zëvendësimi i pjesës më të madhe të saj, drejt Malit të Zi, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe kishte destinacion final Slloveninë.


Lajmi kryesor:

1.3 ton kokainë hyri në Shqipëri mes kontejnerëve me banane! Në dijeni DEA, Italia e SPAK...EMRAT e 4 shqiptarëve të arrestuar në Maqedoninë e Veriut /FOTOT


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?